Thethi këtë dimër po vuan një izolim për shkak të reshjeve të shumta të dëborës që kanë bllokuar rrugën drejt zonës turistike. Mjetet e pastrimit prej një jave ndodhen në rrugë për të bërë pastrimin e dëborës, ndërsa rreth 150 banorë nga izolimi mund të dalin vetëm në këmbë. Vlen të theksohet se sipas banorëve vendi është bllokuar prej një muaj e gjysmë.