Drecun flet për luftë në Ballkan: Prishtina dhe Tirana po punojnë për “Shqipërinë e Madhe”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.01.2021, 15:30

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, tha se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me paralajmërimin e një referendumi për bashkim me Shqipërinë, tregoi se cili është qëllimi strategjik afatgjatë, jo vetëm i partive politike shqiptare në Kosovë, por edhe i Shqipërisë, dhe ky është sipas tij projekti i krijimit të “Shqipërisë së Madhe”, transmeton Gazeta Express.

“Haradinaj guxoi, tani ndoshta për shkak të nevojave politike që ai ka për shkak të zgjedhjeve të ardhshme, për ta thënë publikisht atë që të tjerët e mendojnë dhe e duan. Nëse mbajmë në mendje se Albin Kurti dhe Vetëvendosja gjithashtu mbrojnë krijimin e një Shqipërie të madhe, atëherë situata është shumë e qartë dhe ajo që ka thënë Haradinaj tregon tani shkallën e rrezikut për stabilitetin në rajon nga veprimet e Shqipërisë së Madhe”, tha Drecun për “Kosovo Online”.

Ai theksoi se vlerëson që deklarata e Haradinaj është kërcënim për një luftë të përgjithshme në Ballkan, sepse “Shqipëria e Madhe” – tha ai, përfshin, përveç pjesëve të territorit të Serbisë, edhe pjesë të Maqedonisë Veriore, Malit të Zi dhe Greqisë.

“Nëse do të mbahet një referendum dhe do të bëhet shpallja zyrtare e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë, atëherë shqiptarët në vendet e tjera do të inkurajohen fuqimisht ta marrin të njëjtën rrugë. Dhe ky është një rrezik real për rajonin. Kërcënimi është shumë serioz sepse nuk është thjesht një histori fushate por ne jemi duke punuar në mënyrë sistematike për këtë”, theksoi ai.

Drecun gjithashtu tha se kjo tregon pse, siç thotë, bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit ishin të pasuksesshme dhe se pse “Pishtina është në panik rreth krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

“Kjo na tregon se Prishtina do të përpiqet të marrë njohje të mundshme nga Beogradi në periudhën e ardhshme, por që ata nuk janë të interesuar për ndonjë zgjidhje kompromisi dhe arritjen e një marrëveshje përfundimtare, por që rruga e tyre është e drejtuar në një drejtim tjetër, dhe ai është bashkimi me Shqipërinë. Kjo tregohet përmes hapave të viteve të kaluara që Prishtina dhe Tirana i kanë ndërmarrë në të gjitha fushat, si politikisht dhe ekonomikisht, deri në pikën që ata kanë një lloj misionesh të përbashkëta diplomatike dhe se ata folën për faktin se u duhet një president i përbashkët po ashtu” tha Drecun.

Mendimin e tij, Drecun thotë se e përforcon “një përpjekje për ta tërhequr jugun e Serbisë qendrore, zonën e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvexhës, në bisedime midis Prishtinës dhe Beogradit.

Ndaj deklaratës së Ramush Haradinajt ka reaguar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ish-diplomati serb, Zoran Milivojeviq.

Vuçiq tha se “Haradinaj është njeri i rrezikshëm dhe ‘Shqipëria e Madhe’ do të ishte një kërcënim për të gjithë”. Ai tha se për deklaratën e Haradinajt mbi mundësinë e një referendumi për bashkimin të Kosovës me Shqipërinë, Serbia do ta ketë “një përgjigje adekuate”, ndërsa shtoi se “kërcënimet nuk duhet të kthehen me kërcënime”.

Ndërsa Milivojeviq e konsideroi deklaratën e kryetarit të AAK-së si një kërcënim serioz dhe paralajmërim të “radikalizimit të situatës në Kosovë pas zgjedhjeve”.

Presidentit të Serbisë iu kundërpërgjigj ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Kryetari i AAK-së konsideroi se “për sa kohë i dukem i rrezikshëm Aleksandër Vuçiqit dhe Serbisë, jemi në rrugë të drejtë”. Ai i tha Vuçiqit të mos bëhet nervoz sepse “Kosova po e kërkon vetëm atë që i takon”. /Express/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit