Komisioni i Disiplinës në La Liga ka dënuar me dy ndeshje pezullim yllin e Barcelonës, Lionel Messi pas kartonit të kuq në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Atletico Bilbaos. Argjentinasi goditi Asier Villalibre në kohën shtesë dhe u dënua me të kuq. Komision e ka dënuar për dy ndeshje dhe tani Messi do humbasë sfidat ndaj Cornellas në Kupën e Mbretit dhe Elchen në La Liga.
Në përshkrimin e vendimit është cituar si dhunë në lojë: “Në minutën e 120, lojtari Messi u ndëshkua me të kuq për këtë arsye: Goditi kundërshtarin teksa topi ishte në fushë, por jo në distancë”. Ndërkohë, kujtojmë se për Messin ishte kartoni i kuq i parë në fanellën e Barcelonës.