Pas vendimit arrest me burg për sanitaren e "Shefqet Ndroqit", Tire Alldërvishi, që u hoq si infermiere duke marrë 8 milionë lekë të vjetra vajzës së një pacienteje me Covid, ditën e sotme ajo ka kërkuar lirinë në Gjykatën e Apelit. Ajo ka thënë se ka qenë e shtruar në spital pasi ka qenë e infektuar me Covid-19. Më tej ajo ka thënë se ende nuk është negativizuar, për pasojë përbën rrezik për të infektuar të tjerë në qeli.