Një grua nga Kroacia sot është arrestuar në vendkalimin kufitar Tabanoc për shkak të qëndrimit të paligjshëm në vendin tonë, njoftojnë nga MPB-ja. “Sot rreth orës 10:00 në vendkalimin kufitar Tabanoc, nga liria është privuar T.P. 20 vjeçe nga Republika e Kroacisë, për shkak se gjatë kontrollit është konstatuar se ka qëndruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut në mënyrë joligjore”, njoftojnë nga MPB-ja. 20 vjeçarja është ndaluar në SPB Kumanovë për procedurë të mëtejme.
/ts