JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ministri i Jashtëm grek: 12 miljet në detin Jon na zgjerojnë me 13 mijë km2 territor të ri
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 19/01/2021 13:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias përsëriti të martën qëllimin e qeverisë për t’u zgjeruar në ujërat territoriale me Shqipërinë në detin Jon. Gjatë fjalës së tij, Dendias ka kërkuar votë unanime nga deputetët duke theksuar se përmes këtij projektligji, Greqia fut në territorin e saj 13 mijë kilometra katrorë territor të ri, të cilin nuk e kishte më parë.

Dendias tha:

Vetëm përmes këtij projektligji territori i Greqisë zgjerohet me 10 %". Zgjerimi i hapësirës detare në 12 mijë na bën të fitojmë rreth 10,079 kilometra katrorë territor. Nëse nëse kësaj i shtojmë edhe mbylljen e gjireve, zgjerimi e tejkalon 13 000 kilometra katrorë. Nëse marrim në konsideratë se totali i territorit tonë është 135.000 kilometra katrorë, atëherë kuptohet edhe rendësia e këtij projektligji. Unanimiteti i vërejtur gjatë diskutimit në komisionin përkatës është i nevojshëm të pasqyrohet edhe në votën e sotme duke marrë një mbështetje unanime nga deputetët. Jemi në një moment historik dhe unë dua të falenderoj ngrohtësisht palët për bashkëpunimin.

Burimi: thenationalherald |Përktheu dhe Përshtati:JOQ ALBANIA