JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

PSD aksion në qendër të Prishtinës, policia rrethon zonën
Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19/01/2021 13:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Partia Socialdemokrate ka nisur aktivitetin e paralajmëruar pranë Katedrales kryesore në Prishtinë, raporton Gazeta Express.

Nuk dihet arsyeja e aktivitetit, por është parë se aktivistët e PSD’së kanë pasur një shenjë me fytyrën e liderit të Vetëvendosjes Albin Kurtit, ku shkruhet “shporta e riciklimit”.

Aktivistët po vëzhgohën nga trupa të policisë së Kosovës.

Në aktivitetin e fundit që e pati PSD’ja pranë stacionit kryesor të Policisë në Prishtinë, kryetari i partisë, Dardan Molliqaj dhe 12 aktivistë të tjerë, u arrestuan në mënyrë të dhunshme.

Ata e akuzuan policinë se ka qenë e dhunshme edhe brenda stacionit, derisa po intervistoheshin. /Express/