600 MLN në dorë pas koncesionit 8 MILIARDËSH të Hemodializës! Kush është oligarku shqiptar që ka EVITËN?!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 18.01.2021, 21:02

Enkelejd Joti i QSUT i jep sërish, këtë radhë jo pak por GATI 600 MILION LEKË ME TVSH nga taksat tona në dorë EVITËS, në letra ish-kompanisë së gocës së xhajës së Klodian Allajbeut që fitoi koncesionin 8 MILIARDËSH të HEMODIALIZËS. Me ndihmën e partnerëve gllabërues të Fondeve Publike, u respektua TRUSTI I OLIGARKËVE TË SHËNDETËSISË edhe këtë herë.

Nëse do i hidhnim një sy tenderit që kemi zgjedhur për të analizuar sot, do të vini re fare qartë se janë mbi GJYSMË MILIARD LEKË të përfituara në shkelje, ku çdo operator konkurrues është përjashtuar përveç fituesit. Ironike kush ka marrë pjesë në garë, “Biometric Albania” Shpk e Artur Kadaresë dhe “OES Distrimed” Shpk e Ermal Rizajt dhe Orjada Jahos, dy aleatët në përvetësimin e fondeve publike në Shëndetësi, sëbashku me “ELTIAN 2009” e Resulajve, miqve të shefit të Albpetrol, nuk kanë paraqitur ofertë ekonomike, duke marrë pjesë fiktivisht në garë. Ndërkohë “BOE GP Medical” ka ofruar 458 MILIONË, “FMES” 469 MILIONË, të dyja oferta më të ulëta ekonomike me 100 MILIONË më pak se EVITA, të cilat janë përjashtuar. Fondi limit i këtij fondi është mbi 598 MILIONË LEKË, ndërsa EVITA ka përfituar 593 MILIONË në dorë, 5 MILIONË më pak se kufiri më i lartë monetar i tenderit.

Kush janë pronarët e VËRTETË të EVITA?!

NË LETRA:

EVITA, ka 72.5% zotërues Arimo, një kompani që nuk dihet nga është nisur e nga është bitisur, guaskë me seli në Amsterdam.

Kompania holandeze Arimo B.V është e regjistruar në një ndërtesë 5-katëshe me zyra në rrugën Paasheuvelweg nr.16 në periferi të Amsterdamit. Adresa përkon me zyrën e kompanisë Capita Asset Services, e cila ka përfaqësuar dhe blerësin në transaksionin e shitjes së aksioneve të Evita Sh.p.k. Capita Assets Services B.V është një kompani shërbimesh financiare ndërkombëtare. Jogchum Beetsma, jurist i kësaj kompanie i profilizuar në ndërtimin e kompanive financiare në formë trusti, fondacioneve dhe shërbimeve për korporatat, ka udhëhequr negociatat e Arimo B.V. me Hamzarajin për blerjen e aksioneve të Evita Sh.p.k.

Arimo B.V, sipas të dhënave të paraqitura në kontratën e shitjes së aksioneve është e regjistruar në emër të dy drejtorëve të nominuar të Capita Assets Services- Jules de Kom si mbajtës i aksioneve “proxy” dhe H.J.A Kool si menaxher drejtues i kompanisë. Jules de Kom shfaqet si mbajtës në formën “proxy” i paketash aksionesh për kompani të ndryshme të regjistruara në Holandë.

NË REALITET:

Dhe po ashtu ka 27.5% të aksioneve zotërues Ertel Kërçukun, ky i fundit miku i Luçit, djalit të dajës së Petrit Vasilit, por gjithashtu edhe “zari” i “zarave”-ish-zotëruesve që kanë lidhje gjaku me administratorin e Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeut, ky i fundit “zari” i zotëruesit të vërtetë të spitalit dhe Evitës, që ha taksat tona në mënyrën e stisur në mënyrën më interesante, person me ndikim të madh në politikë, gjobëvënës i oligarkëve nëpërmjet bizneseve të tij që nuk dalin gishtat e dorës për t’i numëruar...

Punë zarash me pak fjalë... Zara lojtarësh të fuqishëm... Që sa herë rrotullohen në sektorin e bizneseve të Shëndetësisë së këtij oligarku që emri i është lakuar shumë pak në media për shkak të merakut të njollosjes së emrit (dhe me të drejtë...), çuditërisht i bien në fushë gjithnjë dhe madje dy gjashta! Arsyeja është sepse spitalet e këtij oligarku të fuqishëm, janë faltore për çdo biznesmen, kolegë-oligarkë, persona të fushës së politikës majtas-djathtas e medias, ku çdo shërbim e përfitojnë falas dhe në këmbim të këtij shërbimi qokë-shlyerës, përfitojnë para nga Buxheti i Shtetit, taksat e shqiptarëve në shenjë falënderimi. Për identitetin e këtij personi do flasim në artikujt tanë të ardhshëm denoncues, derisa të formojmë PUZZLE-IN E QARTË TË AFERAVE ME PARATË E QYTETARËVE SHQIPTARËVE.


1. 6 MILIARD për 2 muaj! “EVITA” merr 1.2 MILIARD LEKË për Testet e Shpejta anti-Covid nga Ministria e Shëndetësisë

2. Oligarkët nuk ngopen me paratë e shqiptarëve! +707 MILIONË kompanive të koncesioneve të Shëndetësisë

3. Manastirliu i jep edhe 1.8 MILIARD kompanisë që i dha 86 MILIONË $ për konçesionin e Hemodializës

|Zhvatje, korrupsion, klientelizëm| Klod Allajbeu i “Spitalit Amerikan” vjedh shqiptarët edhe tek tamponat

*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit