JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Laert Duraj “qëras” me 70 milionë firmën që ofroi më shumë
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 16/01/2021 21:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dhe ja ku vjen ai, Laerti i madhërishëm! Administratori i Postës Shqiptare, që nuk lë tender pa “futur” duart që të mbushë xhepat! Duket se rama e ka vendosur në vendin e duhur për të bërë atë që i nevojitet, të gjenerojë para për partinë duke shfrytëzuar tenderat. Rasti më i fundit është ai me numër reference REF-82280-12-15-2020 dhe me objekt “Rikonstruksion Zyrat Postare Qendër Kukës dhe Qendër Has “.

Fondi limit i tenderit është 5,797,438 lekë të reja pa TVSH ore rreth 70 milionë lekë të vjetra nëse llogarisim edhe TVSH-në. Laerti ka shpallur fituese kompaninë “DENOLT” SH.P.K. në pronësi të Kujdesi Todaj, me vlerë 5,668,502 lekë të reja pa TVSH. Shihet se kjo vlerë është thuajse identike me fondin limit, përkatësisht sa 97.77% e tij. Ky është një fakt që ngre dyshime të forta se fituesi është paracaktuar.

Jo vetëm kaq, por fituesi është shpallur fitues ndonëse ka ofruar vlerën më të lartë se gjithë të tjerët. Në tender kanë marrë pjesë 3 firma, nga të cilat njëra nuk ka ofruar fare vlerë, ndërsa tjetra ka ofruar rreth 3 milionë lekë të vjetra me TVSH më pak se fituesi. Duket se zotëri Laerti vazhdon i pashqetësuar rrugën e tij drejt mbushjes së xhepave.