Epo të klasifikosh si Fake News edhe presionet hashiqare që të bën kryeministri publikisht nga foltorja e Kuvendit, këtë mund ta bëjnë vetëm efektivët e Policisë së Shtetit që ngrohin karrigen tërë ditën. Në kohën kur qeveria sulmonte median tonë, për shkak se i shkoi laku në fyt me publikimin e rrëfimeve skandaloze të popullit me shpërdorimin e fondeve të tërmetit, se si u shpërndaheshin familjarëve të administratorëve të qeverisë dhe u faktuan edhe me video... nga ana tjetër luhej një tjetër skenar.
OPGJ e Policisë së Shtetit kishin vënë skanerin në mediat opozitare, ku në krye të listës qëndronte JOQ Albania. Pas shigjetimit të drejtpërdrejtë të publikimit të së vërtetës dhe vetëm së vërtetës, një qeveri e tërë u hodh në sulm ndaj medias tonë duke tentuar të bllokonte burimet, çështje që nisi me bllokimin e domain-it kryesor dhe shkoi deri në procedim për administratorët e medias më të madhe opozitare në vend. Me popullin krah, JOQ tregoi që kishte të gjithë mbështetjen e duhur, të vetëm, atë të popullit shqiptar, duke iu gjendur pranë çdo ditë me hallet për të cilat Rama dhe qeveria e tij kujtohen vetëm kur vjen data e zgjedhjeve. Çështja jo vetëm që u ndëshkua ndërkombëtarisht si cënim i fjalës së lirë dhe mediave të pavarura, por një shuplakë më e fortë, i erdhi vetë liderit suprem vetëm pak ditë më parë ku Facebook e damkosi si prodhues “FAKE NEËS” dhe ia bëri të dukshme në profilin ku komentonin militantët e Rilindjes.
Pra me pak fjalë, duket qartë se kush është prodhuesi i lajmeve të rreme, ai që ka masterizuar mashtrimet që u thotë çdo ditë popullit shqiptar, jo vetëm vizualisht, por tashmë edhe virtualisht!