Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Disa persona janë përfshirë në një sherr të dhunshëm dhe shkaku i këtij sherri ka qenë një vijë uji. Ngjarje të tilla shohim shpesh nëpër rrugët e Tiranës dhe tashmë na duken të zakonshme. Një qytetar ka nisur një video pranë redaksisë së JOQ ALBANIA në të cilën duken personat që janë duke u zënë. Midis tyre edhe femra. Ndër të tjera shohim edhe nje stepje të njerëzve për të ndërhyrë dhe një mosinteresim total. Sa për policinë është e kotë të flasim sepse ajo nuk shihet askund.