“250 euro ambulanca”/ Vajza rrëfen skandalin me Spitalin Gjerman: M’i thyen brinjët mamit!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.10.2020, 21:56

Shëndetësia është një ndër pikat më të dobëta në vendin tonë. Çdo ditë njerëzit ankohen dhe denoncojnë rastet e jashtëzakonshme që tashmë konsiderohen si normale. Kur shërbimet janë në kushtet minimale edhe në sektorin privat qytetarëve nuk u mbetet asnjë rrugëzgjidhje.

Një qytetare ka denoncuar një rast të tillë pranë redaksisë së JOQ ALBANIA. Ajo i është drejtuar një spitali privat për të bërë një skaner të nënës së sëmurë dhe shërbimi që i është bërë i ka lënë një shije mjaft të hidhur. Ajo tregon pakujdesinë e infermjerëve dhe mënyrën se si neglizhohen pacientët.

Qytetarja shkruan:

Përshëndetje, si jeni? Dua të ndaj me ju diçka që ndodhi ditën e Hënë. Nëna ime vuan nga disa sëmundje dhe gjendja është shumë e rënduar. Më kërkuan të bëj një skaner për të parë gjendjen e mushkërive dhe për të mos e torturuar nënën në spitalet shtetërore dhe për të mos rrezikuar për Covid iu drejtova Spitalit Gjerman. Sigurisht me sugjerim nga doktorët që punojnë edhe në shtetëror. Ambulanca e Spitalit Gjerman kërkonte 250 euro per shërbimin vajtje-ardhje, përveç skanerit që kishte kosto shtesë. Vjen në mbrëmje ambulanca dhe në kohën që infermieri fliste me mua në telefon për adresën dëgjoj zërin e shoferit të ambulancës që shan me fjalë nga më të qelburat me mendjen se s’po dëgjohet nga ana tjetër e telefonit. E marrin mamin me karrocë dhe bombël oksigjeni, ecte si kafshë gjatë rrugës pa u kujdesur fare për një paciente aq të semurë. Vjen momenti që zbresim te Spitali Gjerman dhe sapo hapin derën e mbrapme të ambulancës zbresin karrocën e mamit dhe e leshojnë në mëshirë të fatit për të bërë pak muhabet me rojen e spitalit, dhe në atë moment mami kthehet me gjithë karrocë përmbys në trotuar. Ata në vend që të marrin masa për të parë shpejt gjendjen e saj po më shtynin mua dhe më thoshin pusho se i bezdiste ulërima ime. Madje më shtynin drejt recepsionit nga frika se mos nuk bëja pagësen prej 460 mijë lekësh. Në momentin që i kërkoj pse janë të papërgjegjshëm aq me tepër aty ku çmimet janë të kripura dhe duhet të jetë dyfish i kujdesur ata vazhdojnë po prapë me arrogancë duke thënë se këto janë gjëra që ndodhin i bënë skanerin dhe po më nisnin drejt banesës sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Telefonova vëllezërit dhe në momentin që shohin ata ndryshojnë totalisht sjellje dhe bëjnë si të prekur, por vazhdojnë me punën e pageses. Pasi flasin me administratoren u bindën që spo i mbajnë lekët e faturave. Nëna ime tani është në shtëpi dhe ka dhimbje brinje nga goditja, përveç problemeve që kishte ia shtuam edhe këtë do doja të bëja shumë më tepër për të vënë drejtësi po jam shumë e pafuqishme, ama dua ta dinë të gjithë të paktën të parandalojnë një skenë të tillë me familjarët e tyre.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit