Akuza për korrupsion në OSHEE me tenderin e konsulencës për reforma

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 20.10.2020, 18:33

Këtë të martë SPAK njoftoi se ka lëshuar 4 urdhëra arresti ndaj zyrtarëve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE. Sipas Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shefja e kabinetit të OSHEE akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, ndërsa tre zyrtarët e tjerë akuzohen për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo në ankande publike”.

Më konkretisht drejtoresha e Divizionit Tregtar, Albana Ferraj, njëherazi shefe e kabinetit të administratorit të OSHEE, Ardian Çela akuzohet se ka përfituar 131 mijë e 880 euro, me qëllim favorizimin e kompanisë italiane “Com Metodi” S.p.a në procedurën e prokurorimit. Gjithashtu gjykata ka vendosur masa edhe për anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Elis Bushati, Athinta Papa dhe Irma Dërguti. Ata akuzohen gjithashtu për favorizim të padrejtë të shoqërisë italiane, në shkelje të ligjit të prokurimit publik. Bëhet me dije se OSHEE e kontraktoi kompaninë italiane, “Com Metodi” S.p.a për konsulencë në procesin e reformimit dhe ndarjes së aktivitetit të shpërndarjes së energjisë elektrike nga ai i furnizimit, i përcaktuar në ligjin e vitit 2015 “Për sektorin e energjisë elektrike”.Po ashtu si pjesë e kësaj kontrate kompania italiane ofroi konsulencë për përmirësimin e cilësisë shërbimit të klientit.

Ndërkohë Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK, teksa ka caktuar “arrest në burg” për katër personat e dyshuar.

Sipas Reporter.al Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të martën se kishte lëshuar 4 urdhra arresti ndaj zyrtarëve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, të cilët akuzohen se kanë favorizuar një kompani italiane në një tender konsulence të zhvilluar në vitin 2016 me vlerë 138. 5 milionë lekë [ gati 1.1 milion euro].

Sipas njoftimit për shtyp të SPAK, drejtoresha e Divizionit Tregtar, Albana Ferraj, njëherazi shefe e kabinetit të administratorit të OSHEE, Ardian Çela akuzohet se ka përfituar 131 mijë e 880 euro, me qëllim favorizimin e kompanisë italiane “Com Metodi” S.p.a në procedurën e prokurorimit.

Përveç Ferrajt, gjykata ka vendosur masat e “arrestit me burg” edhe për anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Elis Bushati, Athinta Papa dhe Irma Dërguti. Ata akuzohen gjithashtu për favorizim të padrejtë të shoqërisë italiane, në shkelje të ligjit të prokurimit publik.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike e kontraktoi kompaninë italiane, “Com Metodi” S.p.a për konsulencë në procesin e reformimit dhe ndarjes së aktivitetit të shpërndarjes së energjisë elektrike nga ai i furnizimit, i përcaktuar në ligjin e vitit 2015 “Për sektorin e energjisë elektrike”.

Si pjesë e të njëjtës kontratë, kompania italiane ofroi gjithashtu konsulencë për përmirësimin e cilësisë shërbimit të klientit të OSHEE.

Hetimet e SPAK-ut ngrenë pikëpyetje mbi këto procedura si dhe akuza për korrupsion në përzgjedhjen e kompanisë italiane të konsulencës. Sipas SPAK, drejtoresha e Divizionit Tregtar, Albana Ferraj ka përfituar 131 mijë euro nga kompania italiane përmes krijimit të një marrëdhënieje fiktive, duke përdorur edhe një kompani tjetër me seli në Shqipëri.

“Ferraj e ka fshehur origjinën e shumës monetare që ka përfituar, edhe pse e dinte që ky veprim përbente vepër penale,” thuhet në kërkesën e SPAK, që e akuzon atë edhe për “pastrim të produkteve të veprës penale”.

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka pranuar kërkesën e SPAK për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj të katër personave të dyshuar.

Shefja e kabinetit të OSHEE akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, ndërsa tre zyrtarët e tjerë akuzohen për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo në ankande publike”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit