Teksa bashkia e Tiranës po përgatitet të kalojë planin e ri rregullues që parashikon ndërtimet në lartësi, do bënim mirë të risillnim edhe një herë në kujtesë se si i ka kërkuar votat e qytetarëve Erion Veliaj. Kujtojmë se ai ka premtuar se do ketë zero leje ndërtimi në ish kufijtë e vjetër të kryeqytetit, para se të bëhej reforma territoriale. Në 15 qershor 2015, i ftuar në "Opinion" Veliaj ka paraqitur projekin e tij dhe ka mbrojtur tezën se me nënshkrimin e tij nuk do jepen leje ndërtimi gjatë mandatit të parë. Ndër të tjera ai foli se qyteti është i ngarkuar tej mase dhe është shprehur kundër ndërtimeve në qendër.
Ai thoshte:
Dua të mbahem mend si një njeri që ndërtoi më shumë parqe sesa pallate.
Por mesa duket këto premtime u harruan shumë shpejt, pasi tani Lali Zdromsi ka folur për ndërtime në lartësi me qëllim 'ruajtjen e tokës', çka justifikon kështu lejet e reja të ndërtimit që kryebashkiaku po jep.