Fosoneritë, edhe pse me rroga të ulëta, janë paarë si një mundësi punësimi për shumë familje shqiptare. Por sikur të mos mjaftonte kjo, hallet janë nga më të ndryshmet. Në një mesazh të dërguar në redaksinë tonë një qytetare nga Fieri ankohet se pronari i fasonerisë Ornel SHPK, Ornel Ajdini, i ka mashtruar me rrogat dhe nuk i ka dhënë akoma muajin shtator. Madje ai e ka mbyllur fosonerinë duke i mbajtur lekët 20 punëtorëve. Qytetarja shkruan se ai ka ikur në Gjermani, ndërsa telefonin e ka të fikur dhe nuk kthen asnjë përgjigje. Bashkëpunëtori i tij në Berat përgjigjet se rrogën duhet t'ua japë Orneli, pasi nuk janë punëtoret e tij.
Mesazhi i qytetares:
Pershendetje ne qe po ju shkruajm jemi 20 puntore te firmes" Ornel SHPK "Fier fasoneri. Kemi punuar gjith muajin shtator dhe ditat e diela dhe jash orarit dhe tani pronari jon Ornel Ajdinaj nuk do te na japi rrogat tona, fasonerin e mbylli pa pun na la dhe leket e bukes tona po na i mban, ne me ato lek ushqehemi jemi 20 familje pa buk,ca ti themi femijes kur kerkon buk o zoti Ornel.Na jep leket tona qe kemi punuar Ornel Ajdinaj. Ka ikur ne gjermani Telefonin e ka te fikur Nuk na kthen asnje pergjigje Bashkepronari i tij ne Berat thot rrogen tju a japi Orneli nuk jeni puntoret e mia. Se Orneli e merte punen nga Berati e punonim ne dhe ne Berat e conte perseri te perfunduar. Biseda qe kam ber diten e premte me zyren e Berati. Na than do tju japim numrin e Ornelit se ate qe kemi ne ai e ka fikur dhe nuk na e dhan