Në 5 vite ka “zhvatur” qytetarët, lali Eri përfiton 700 milionë euro nga taksat

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 20.10.2020, 17:30

Shuma e arkëtuar në vetëm pesë vite nga Bashkia Tiranë është e përafërt me buxhetin e 15 viteve që kanë përfituar paraardhësit e tij, Rama dhe Basha që prej vitit 2000.

Trefishimi i taksave, rritja e çmimit të ujit apo vendosja e tarifave të pastrimit dhe parkimit, ka bërë që Veliaj të ketë buxhetin më të madh në historinë e Tiranës pas pluralizmit.

Por sipas një vëzhgimi nga Gazeta MAPO më shumë se gjysma e tyre shkojnë për paga ose shpenzime operative, siç janë karburanti apo blerja e makinave.

Bashkia nuk i ka kthyer në shërbime, investime apo përmirësim të cilësisë së jetës për qytetarët, paratë që u ka marrë me taksa të rritura dhe gjoba.

Bashkia e Tiranës, me ardhjen e Erion Veliajt ka njohur një rritje të panjohur më parë të taksave.

Vetëm në 5 vjet, ai ka administruar një fond gati të barabartë me shumën që ka shpenzuar Rama në tri mandate në krye të Bashkisë së Tiranës, dhe Basha në katër vitet e tij.

Janë rreth 793 miliardë lekë, ose 700 milionë euro që Bashkia e Tiranës ka shpenzuar deri më tani, ku gati 141 milionë i ka marrë nga buxheti i shtetit.

Pjesa tjetër prej gati 560 milionë eurosh, ose më shumë se 110 milionë euro në vit, janë taksa që kanë dalë nga xhepat vetëm të qytetarëve të Tiranës. Kur vjen fjala te transparenca, institucioni i Bashkisë së Tiranës është nga më hermetikët në vend.

Një pjesë e mirë e këtyre parave vjetore, shkojnë vetëm për pagat e Bashkisë. Në të dhënat e vitit 2018, nga 16,3 miliardë që ishte buxheti, 4,1 miliardë kishin shkuar për rroga, ndërsa 5.1 miliardë për shpenzime operative.

Ndërsa vetëm 7 miliardë nga taksat dhe buxheti i shtetit kanë shkuar për investime. E njëjta gjë ka vijuar dhe në vitin 2019, ku shpenzime të bashkisë rezultojnë 11 miliardë dhe investime 7 miliardë nga buxheti prej 18 miliardë lekësh, ose rreth 150 milionë euro.

Pra, më pak se gjysma e parave të mbledhura shkojnë për investime. Këto para, në shumicë nuk janë kthyer në shërbime për qytetarët. Qytetarët sot përballen me ajrin e ndotur, me trafikun, me mungesën e hapësirave të gjelbra, me shkollat që mungojnë, me mungesën e ujit, me shtrenjtimin e pazakontë të apartamenteve, dhe sot fëmijët e kryeqytetit vuajnë mësimin me tri turne.

Premtimi

Në vitin 2015 gjatë fushatës elektorale, Veliaj do deklaronte se problem ishte menaxhimi i taksave në Bashkinë e Tiranës, jo rritja e tyre.

Por askush s’e mendonte se menjëherë pasi mori karrigen e kryetarit të Bashkisë ndoshta pa kaluar as tre muaj, ai do të propozonte një buxhet që minimumi i dyfishonte dhe maksimumi i dhjetëfishonte taksat në Tiranë, si për bizneset ashtu dhe për qytetarët.

Kjo solli dhe protestat sidomos të biznesit të vogël, por që u mbështet dhe nga qytetarët. Atëherë filloi dhe rritja galopante e çmimeve të apartamenteve, ku taksa e ndikimit në infrastrukturë u rrit nga 4% në 8%.

Rriti çmimin e ujit, çmimin e hapësirave publike për bizneset e dhjetëfishoi, vuri taksën e infrastrukturës arsimore, ka taksën për tokën bujqësore, rrit çdo vit taksën e pastrimit e kështu me radhë.

Por si ka qenë sjellja e Veliajt me taksat. Vetëm nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme që paguajnë qytetarët dhe bizneset, Bashkia vjel rreth 25 milionë euro në vit, nga rreth 6 apo 7 milionë euro që ishte më parë.

Pra, duket qartë se Veliaj minimumi e ka trefishuar këtë taksë, ndërsa rast pas rasti e ka pesëfishuar. Pra, në rast se një biznes 100 metra katrorë në qendër të Tiranës, deri dje nuk paguante më shumë se 25 mijë lekë të rinj në vit, sot i duhet të paguajë vetëm taksë mbi pronën rreth 75 mijë në mos më tepër.

Kemi taksën e infrastrukturës që Veliaj ka rreth 5 vite që e vjel nga qytetarët dhe bizneset. Janë rreth 8 milionë euro, në pesë vjet që vilen rregullisht në faturat e ujit, dhe vetëm nga kjo taksë Bashkia ka marrë rreth 40 milionë euro, afërsisht sa ka qenë buxheti vjetor kur shefi i tij drejtonte Bashkinë e Tiranës.

Kjo duhet theksuar se është një taksë antiligjore, pasi qytetarët paguajnë për arsimin në taksat shtetërore. Pra, kjo është taksë mbi taksë, pasi nuk aplikohet në asnjë bashki tjetër. Po të kishte gjykatë kushtetuese kjo taksë me siguri do rrëzohej.

Buxheti i shtetit

Por një sjellje dorëlëshuar ka pasur dhe qeveria kur bie fjala për Bashkinë e Tiranës. Përgjatë pesë viteve, ajo ka dhënë jo pak para për këtë institucion.

Kështu në rast se nga buxheti i shtetit deri në vitin 2015 bashkia financohej vetëm me 1.5 milion dollarë në vit, sot kjo shifër ka arritur deri në 20 milionë euro në vit.

Pra, në rast se paraardhësve të tij u mjaftonin për punët e qytetit, 40 deri në 50 milionë euro në vit, sot Erion Veliajt nuk i dalin 110 milionë euro, por kërkon dhe para shtesë nga buxheti i shtetit.

Kjo ka bërë që vetëm Bashkia e Tiranës të shpenzojë rreth 135-140 milionë euro në vit. Edhe kjo llogari nuk mund të bëhet ekzakt pasi thuajse çdo vit Veliaj, rrit tarifat. Dhe një fakt tjetër, me ardhjen e tij në krye të Bashkisë së Tiranës, u vu dhe tarifa e parkimit.

Sot bashkia vetëm nga kthimi i parkingjeve me pagesë vjel rreth 5 milionë euro në vit, nga jo më shumë se 200 mijë euro që ishte pagesa që e gjithë Tirana bënte para se ai të merrte institucionin.

Lejet e ndërtimit

Në vitin 2019 ka pasur dhe një boom të jashtëzakonshëm ndërtimesh në Tiranë, dhe këtë e tregon dhe vjelja e taksës së ndërtimit.

Për vitin 2019, Bashkia Tiranë në dhjetor vlerësonte se priste të arkëtonte 6 miliardë lekë nga Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja, ose 52% më shumë sesa planifikimi që kishte në fillim të vitit (15% më shumë se fakti i 2018-s).

Sipas relacionit, realizimi i të ardhurave nga kjo taksë tejkalon planin e miratuar si rrjedhojë e aplikimeve përtej parashikimeve nga strukturat përgjegjëse.

Prej disa vitesh, buxheti i bashkisë Tiranë është bërë tepër i varur nga të ardhurat që merr si rrjedhojë e lejeve të ndërtimit. Rekordi u shënua në 2019-n, me gati 45% të të ardhurave të veta.

Në total, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi për 2019-n në kryeqytet, sipas INSTAT ishte rreth 1.5 milion metra katror, me një rritje prej 55% në raport me vitin e mëparshëm dhe duke shënuar një nivel rekord të paktën që prej vitit 2010, kur raportohen të dhënat e detajuara sipas rretheve.

Për vitin 2020 kjo shumë pritet të jetë rreth 3.5 miliardë lekë ose gati 30 milionë euro, çka do të thotë as më shumë e as më pak se ritmet e ndërtimit vazhdojnë të shtohen.

Në tabelën e buxhetit të bashkisë nuk janë futur të ardhurat që vijnë nga ujësjellësi i Tiranës. Në vitin 2017 Veliaj vendosi të rriste me 20 lekë çmimin e ujit, duke premtuar ujë 24 orë.

Sot tre vjet pas rritjes sërish Tirana vazhdon të vuajë për ujë. Në vitin 2018, Bashkia raportonte rritje të të ardhurave me 26 %, çka do të thotë që për çdo 100 lekë ujë të paguar nga qytetarët 26 lekë i shkojnë Bashkisë së Tiranës.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit