A ka AKU, raporte që provojnë se “Big Market” i asgjëson produktet e skaduara? Ja çfarë ka në rafte (sipas denoncimeve)

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 20.10.2020, 17:22

Me shënimin: “Kemi njoftuar dhe AKU, por heshtin”; na kanë ardhur shumë denoncime për rrjetin “Big Market”, lidhur me cilësinë dhe sigurinë e produkteve ushqimore e higjenike, që tregtohen në marketet e kësaj kompanie. Adresat e kosumatorëve, që ankohen për rrezikun ushqimor të gjendur në raftet e “Big Market”, janë nga të 38 zonat, ku ky rrjet ka marketet e veta me epiqendër Vlorë-Tiranë; pa abuzuar të themi, se shqetësimi është prezent në të 140 marketet e rrjetit.

Ndër denoncuesit, ka dhe specialistë ushqimi, të cilët shprehen se në dyqanet “Big Market”, afro 150 produkte bazë jetike, të përdorimit masiv të domosdoshëm, tregtohen në shkelje të plotë të Ligjit Nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin” dhe Ligjit Nr. 106/2016 “Për prodhimin biologjik, etiketimin dhe kontrollin e tyre”. Konsumatorët, ose më saktë ata që me blerjet e tyre, mbajnë gjallë biznesin “Big Market” të deputetit Vullnet Sinaj; ashtu si dhe para 1 e 2 vitesh, ankohen se tregton produkte me data skadence të korigjuara, pa origjinë të saktësuar prodhimi (shtet, qytet, fabrikë).

Denoncime të tjera, bëjnë prezent shqetësimin, se ka produkte të ambalazhura, të mykura, të shpërbëra, të skaduara si vlerë ushqyuese apo higjenikë; mes tyre dhe ushqime bazë për fëmijë. Ata që njohin ligjin, denoncojnë faktin se përse në afro 80% të produkteve ushqimore, etiketat nuk janë në dy gjuhë: në gjuhën e vendit të origjinës së prodhimit (jo prej nga importohen); dhe në gjuhën shqipe. Dhe në ato ambalazhe e etiketa, që janë në gjuhën shqipe; tekstet e të dhënave, janë me shkronja si “majë gjilpëre”, kur ligji e detyron të jenë lehtësisht të lexueshme nga sy normal, ndërkohë që në shumë prej tyre, tekstet janë të dëmtuara.

Në reklamën e faqes zyrtare të kompanisë, thuhet se të 30 mijë produktet që tregton “Big Market”, janë të çertifikuara sipas standardeve të SGS ISO 900:2000, BRC, IFS, Jo OGM; madje deklaron se ka bërë dhe vetë-kontrollin e sigurisë së produkteve, sipas detyrimit ligjor “HAÇP” për çdo produkt. Por çudia është, se as AKU, as Ministria e Bujqësisë, as ISHP, nuk kanë asnjë “copë letër” për 5 vitet e fundit, që të provojë se nga depot, raftet dhe dyert e 140 dyqaneve të “Big Market” në 38 zona të Shqipërisë, të jenë hequr produkte me rrezik shëndeti apo që u ka kaluar afati i konsumit.

Po kështu, në asnjë prej këtyre institucioneve të kontrollit e vlerësimit të cilësisë, sigurisë e rrezikut ushqimor, nuk ka asnjë akt-procesverbal apo pamje filmike; që sipas ligjit, të faktojë se “Big Market” ka asgjësuar (djegie-groposje) produkte me rrezik e të skaduara, madje as nga raport depozitimi në landfille, ku e lejon ligji. Ku përfundojnë këto produkte që kapen të skaduara e pa leje tregtimi? Nga punonjës të “Big Market”, thuhet se shumica janë marrë nga Erjon Veliaj e janë shpërndarë si gjoja ndihma bashkie te fukarenjtë, me aktrimin “Adopto 1 gjysh/e” dhe “Ti nuk je vetëm”, gjatë propagandës “Covid”.

Ka zëra e pamje të regjistruara, se produkteve që kalojnë afatin e konsumit, u “rilindet” data e skadencës, me të punësuar, të besuar familjarë të shefave, të punësuar enkas për këtë marifet që bëhet brenda depove të “Big Market”. Siç ka dhe zëra e prova, se “Big Market” shkëmben mallra skarco me rrjete të tjera marketesh oligarkësh në Shqipëri dhe i prezanton, si mallra të importuar me certifikimin dhe logon e saj. Qytetarët paguajnë për ushqime të pastra e të sigurta, por etiketat me lule dhe reklamat, nuk ua heqin aftësinë, të konstatojnë me sy në “tenxhere”, se çfarë “qameti” bëhet me ushqimet që tregtohen në këtë rrjet.

Siç u konstatua dhe ndëshkua në vitin 2018, kur në dyqanet e kësaj kompanie, u zbuluan produkte të pa certifikuara e të pa regjistruara për tregtim, kushte higjenike skandaloze dhe produkte mishi, nënprodukte qumështi, pije, produkte vendi e detergjentë, pa origjinë prodhimi e të skaduara. Mirëpo deputet-pronari i kësaj kompamie; edhe pas denoncimeve të shumta, tenton të bindë konsumatorin që i merr lekët dhe votat, se në vitet 2016-2017, “Big Market” paska marrë Certifikatën e Vlerësimit “BEST BUY AWARD”, për sigurinë e cilësinë, dhënë nga ICERTIAS-Zvicër; kur produktet i shet për shqiptarët e jo për zviceranët, ku skanohet edhe çdo “kokërr orizi”.

Madje reklamon, se paska marrë dhe çmimin e konsumatorit “ÇI AWARD” nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë-Tiranë; kur së pari, “Big Market” është tregtarë e kjo konsumatorë; dhe së dyti, ai që i ka dhënë karton-çmimin, është blerës produktesh me shumicë te “Big Market”, të cilat i shet me tendera miliarda lekë për burgjet, konviktet, spitalet, ushtrinë, azilet, shtëpinë e fëmijëve, maternitetet, policinë, kopshtet e çerdhet. Në vijim, do publikojmë dy intervista, me ish-inspektor të AKU dhe një intervistë me 2 ekspertë të ushqimit, që i njohin me detaje edhe “punët” e sigurisë, cilësisë e gjurmueshmërisë së produkteve që shiten në 140 dyqanet e “Big Market”./ Marrë nga Pamfleti

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit