Lavdet e Lali Erit për Papulin dhe “Tigri” që pranoi weekend-et me mafiozin e landfilleve, Salillarin e oligarkë të tjerë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 20.10.2020, 16:38

Sa herë pyeten nga media, për pazaret me oligarkët që marrin 80% të tenderëve mbi 1 milionë Euro dhe 90% të koncesioneve e PPP-ve 10-30 vjeçare për shërbimet publike; Rama, Ahmetaj, Veliaj& ministrat, përgjigjen: – “Nuk kemi njohje private e lidhje preferenciale me ta…”. Mirëpo faktet, që kanë filluar t’i pranojnë vetë publikisht këto ditë, tregojnë se kanë lidhje të forta e të plota, në pazaret e tenderëve, privatizimeve dhe PPP-ve e madje, edhe që oligarkët financojnë fushatën elektorale të pushtetit “Rilindja”.

FAKTI I PARË/ Ditën e hënë, në emisionin e TV-Klan të ortakut të landfilleve; ndërhyri Arben Ahmetaj dhe pranoi se në aksidentin e Kumanovës gjatë weekend-it në Maqedoni, nuk ka qenë me 1 femër (nënën e fëmijës ilegal që pret), por me bosët e 3 landfilleve Klodian Zoto, Klodian (Mirel) Mërtiri e Stela Gugallja. Pyetjes së gazetarit, nëse wekend-i me përfituesit e 400 milionë Euro PPP, quhet apo jo, lidhje interesash, “tigri” iu përgjigj: – Unë kam qenë disa herë jashtë Shqipërisë, dhe me Salillarin e të tjerë biznesmenë, që ju i quani oligarkë.

FAKTI I DYTË/ Para 3 ditësh, gjatë një takimi elektoral në periferi të Tiranës, Erjon Veliaj falenderoi oligarkun Agron Papuli, që kishte ndërtuar 2 banesa për familjet e dëmtuara nga tërmeti, duke thënë në media: – Faleminderit Gon Papuli, që i je bashkuar ekipit dhe rrugës tonë për të vazhduar punët (pushtetin). Çfarë tregojnë këto fakte? Sipas QKB-së, rezulton se në 7 vite, qeveria “Rilindja”, Bashkia-Tiranë e 7 bashki të tjera, i kanë dhënë Agron Papulit, 287 milionë Euro tendera për qira makinash e punë publike; i kanë dhuruar 33 mijë m2 tokë e truall dhe 25 leje ndërtimi kullash e resortesh.

A nuk kanë bazë interesash, udhëtimet dhe weekend-et relaksuese jashtë e brenda Shqipërisë, që “tigri” bën vetëm me oligarkët, të cilëve u ka dhënë e u jep miliona Euro tendera dhe PPP? Sepse po të ishte ndryshe, “tigri” nuk do shkonte në udhëtime qejfi me Klodian Zoton e 400 milionë Euro PPP plehra, me Salillarin, Ndue Kolën, Milo Gjikurinë, Rrok Gjokën, Bashkim Ulajn, Çim Fushën, Gentian Sulajn etj. etj, që marrin nga 30-50 milionë Euro tendera e PPP në vit.

Por do shkonte me ndonjë militant të “Rilindjes” që trajtohet me ndihmë ekonomike, ose psh., me ndonjë prind që i vuan fëmija për mungesë ilaçesh e për bukë; mirëpo këtyre nuk u hap as telefonin. A nuk është lidhje pazaresh financiare; falenderimi që “Lali Eri” i bëri oligarkut Agron Papuli, për 2 banesat që ai kishte dhuruar; kur dihet se ato 42 mijë Euro kosto ndërtimi të tyre; Papuli nuk i ka paguar nga xhepi, por janë “1 thërrime” nga thasët me miliona Euro, që bashkë me bablokun e Lali Erin, i zhvat nga taksat publike.

Këtij marifeti me taksat publike, që bëhen tendera e PPP për klientët e qeveritarëve e më pas fonde për blerje votash, i thonë kështu: “Hajdutët të vjedhin 1000 lekë, dhe pas 3 ditësh, të dhurojnë 1 lekë ne mes të fshatit”; në rastin konkret, “Lali Eri” e bënë për fushatë, ndërsa Papulin e promovon si bamirës e jo si i bë miliarder e pasanik, me vjedhje pasurie e taksash publike. Këtë gjë bëri dhe babloku, kur pas tenderëve 350 milionë Euro për Rruga e Arbrit dhe Kardhiq-Delvinë, përqafoi publikisht oligarkun Rrok Gjoka; në vend të falendronte shqiptarët që po qëndrojnë “pula” përballë hajduturive të tyre.

Kështu veproi Babloku edhe pas tenderit 242 milionë USD për rrugën Thumanë-Kashar e super-vjedhjes 30 milionë Euro për Unaza e Re-OST; duke inauguruar televizonin e oligark-trafikantit Bashkim Ulaj. Me ulërima histerike që tmerruan e gajasën gjithë Botën, i mbrojti babloku dhe oligarkët e 3 landfilleve Fier, Tiranë e Elbasan, duke thënë: – Shqiptarët duhet të më falenderojnë mua dhe pronarët e firmës, se po pastrojmë plehrat”. Dhe Rama, ka të drejtë të vjedhë e tallet deri në këtë perversitet me shqiptarët, gjersa ky popull, nuk po ngrihet të “pastrojë” gjithë plehrat 30 vjecare të politikës./ Marrë nga Pamfleti

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit