Balluku merr mbi 4 Miliard lekë nga Buxheti i Shtetit! Infrastruktura do ua shpërndajë Oligarkëve të kompanive të ndërtimit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 20.10.2020, 16:19

Pandemia në COVID-19 ka ndryshuar shumë gjëra në botë, përfshirë edhe mënyrën e jetesës. Ajo që ka ndryshuar më shumë virusi është se ka rritur kostot dhe ka futur ekonominë në krizë. Mësohet se në vitin 2021 shteti pritet të japë më shumë fonde për Ministrinë e Infrastrukturës, të Shëndetësisë, Bujqësisë dhe të Mbrojtjes. Ajo që vihet re krahasuar me këtë vit, në vitin 2021 Ministria e Infrastrukturës do të marrë 4.1 miliardë lekë më shumë dhe në total buxheti i saj për 2021 arrin në 49.3 miliardë lekë. Me këtë buxhet fokusi kryesor pritet të jetë tek projektet e reja në infrastrukturë dhe energjia elektrike.

Më pas pason Ministria e Shëndetësisë e cila historikisht ka pas buxhet të madh, por këtë vit i janë shtuar vetëm 2.3 miliardë lekë. Me këtë rritje buxheti i saj arrin në 67.7 miliardë lekë nga 65.3 miliardë lekë që ishte parashikuar. Ministria e Bujqësisë do i jepen 2.1 miliardë lekë më shumë se këtë vit, si pasojë e zerimit të tre taksave për fermerët. Nga ana tjetër si pasojë e përfundimit të tenderave të rindërtimit, dhe duke qenë se nuk pritet të hapen projekte të mëdha është ulur me 3.3 miliardë lekë buxheti i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Ndërkohë është ulur me 4.8 milionë lekë buxheti i presidencës, me 176 milionë i Kuvendit, me 557.7 milionë buxheti i Financave. Po ashtu ministria e Kulturës do të ketë 37.7 milionë lekë më pak, e drejtësisë do ketë 905.7 milionë lekë më pak, 253.2 milionë më pak do të marrë edhe ministria e brendshme.

BUXHETI I MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS

Buxheti 2020 45.1 mld lekë

Buxheti 2021 49.3 mld lekë

Diferenca +4.1 mld lekë

BUXHETI I MINISTRISË SË SHËNDETËSISË

Buxheti 2020 65.3 miliardë lekë

Buxheti 2021 67.7 miliardë lekë

Diferenca +2.3 miliardë lekë

BUXHETI I MINISTRISË SË BUJQËSISË

Buxheti 2020 10.8 mld lekë

Buxheti 2021 12.9 mld lekë

Diferenca + 1 mld lekë

BUXHETI I FSHZH

Buxheti 2020 17.8 mld lekë

Buxheti 2021 14.5 mld lekë

Diferenca -3.3 mld lekë

BUXHETET E INSTITUCIONEVE

Presidenca -4.8 mln lekë

Kuvendi -176 mln lekë

Ministria e Financave -557.7 mln lekë

Ministria e Kulturës – 37.7 mln lekë

Ministria e Drejtësisë – 905.7 mln lekë

Ministria e Brendshme – 253.2 mln lekë

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit