Ia shiti Greqisë detin! Rama bën të ndershmin: Do i çoj në gjykatë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 20.10.2020, 14:25

Çështja e detit JON mes Shqipërisë dhe Greqisë është në kulmin e tensionit. Mbërritja e ministrit të jashtëm grek në Tiranë, i shtoi më shumë mosmarrëveshjet mes qytetarëve. Gjatë konferencës me ministrin Nikos Dendias, Edi Rama u shpreh se do tu drejtohen instancave ndërkombëtare për të zgjidhur çështjen e delimitimit detar me Greqinë dhe Greqia do ta marrë atë që kërkon. Por në fakt, kjo zgjidhje e Ramës është kundërshtuar që në momentin e pare që ai e ka shprehur, pasi sipas specialistëve të fushës, Shqipëria do të dalë e humbur.

Rama tha:

E kam falënderuar ministrin se pavarësisht këtyre momenteve kur ne kemi pasur edhe tension, Greqia nuk ka qenë pengesë për integrimin tonë euron dhe kemi dakordësi të plotë me Kryeministrin dhe ministrin se çështjet që ne duhet të zgjidhim së bashku nuk janë për eksport në Bruksel. Ne nuk kemi nevojë që Brukseli të na vendosë para obligimit dhe nuk shikojmë asnjë pamundësi zgjidhjeje dhe ne jemi në rrugën për ti zgjidhur. E kam shumë të qartë se sot të gjithë i kanë veshët të hapur për të dëgjuar për pushtimin e ardhshëm që Greqia do ti bëjë Shqipërisë përmes detit. Por përkundrazi, më vjen keq që do të zhgënjehet patriotët e detit, por kemi rënë dakord që këtë çështja ta trajtojmë në instancat ndërkombëtare. Greqia dhe Shqipëria do ti drejtohen instancave ndërkombëtare për të vendosur pikat mbi “I” në bazë të ekspertizën dhe të drejtës ndërkombëtare të detit. Më vjen keq për patriotët e detit, por në këtë mënyrë duhet të gjejnë arsye të tjera për të shpallur patriotizmin e tyre se nuk është më çështje për të bërë propagandën e tyre të shpifur antigreke që është një turp dhe në Shqipëri dhe në Kosovë. Të vendosen në çështje të tjera se kjo çështje nuk do të jetë më në diskrecionin tonë dhe as të palës greke e ne do të fokusohemi në bashkëpunimin ekonomik dhe rajonal tek njerëzit. Në mbyllje dëshiroj të them edhe diçka që nuk është diçka që mund ta konsiderojmë të zgjidhur por diskutim shumë pozitiv dhe së shpejti kam shumë besim se do të përfundojë pozitiv që është heqja e ligjit të luftës dhe pastaj pasi humbën detin, nacional folklorikët do të humbasin dhe tokën dhe të gjejnë ndonjë çështje dhe të krijojnë ndonjë çështje se si Greqia po rrit emisionet e gazit në atmosferën shqiptare. se në tokë dhe në det nuk do tek në më çështje.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit