Gjatë ditës së sotme është regjistruar një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një personi. Bëhet me dije se ky i fundit ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga zetori që ishte pasagjer.
Konkretisht ngjarja ka ndodhur në fshatin Dishnicë, në Korçë, ndërsa viktima është një i moshuar i identifikuar si Kostika Nunka 60 vjeç. Shkaku i kësaj tragjedie nuk dihet ende, teksa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur të vërtetën.