E vrau biznesmenin Niko Goro në sy të së motrës, del para Gjykatës Kliti Leka

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 20.10.2020, 12:54

Ditën e sotme u mbajt në gjykatën e Vlorës seanca për dhënien e masës së sigurisë ndaj Kliti Lekës, i cili vrau biznesmenin Niko Goro në Himarë, 17 tetor të 2020. Gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg pa afat për Lekëm, i cili siç edhe u shpreh gjatë momenteve të arrestimit, e kishte qëlluar Goron pas problemeve që kishin pasur për pronësinë e disa apartamenteve. Siç duket ai ka pranuar krimin, por shfaqet i penduar. Leka nuk ka pasur një avokat, dhe për seancën e sotme ai është caktuar kryesisht nga gjykata.

Në ambientet e gjykatës ishin të pranishëm dhe familjarë të tij të cilët nuk u lejuan në seancë. Mbi Goron rëndon akuza e vrasjes dhe e armëmbajtjes pa leje, ndërkohë që duket se ai vetë ka rënë dakord me vendimin e dhënë nga gjykata.

“Nëse do më kishte dhënë lekët ose pronën, nuk do ta vrisja Niko Goron”, u përgjigj autori para grupit hetimor. Kliti Leka dhe Niko Goro kishin komunikuar disa herë së bashku në telefon. Madje edhe ishin takuar lidhur me konfliktin për këtë kompleks të ndërtuar në pronën e Kliti Lekës në Himarë. Biznesmeni Niko Goro i kishte dhënë një apartament, por 53-vjeçari pretendonte edhe shumën e parave shtesë, prej 70 mijë Euro.

Më tej Leka shtoi:

Ai nuk e mbajti fjalën. Pasi ndërtoi në pronën time, më premtoi edhe banesën, por më pas edhe paratë. I kisha kërkuar para se ta vrisja që ta zgjidhte situatën, por m’u përgjigj me arrogancë. Pse nuk mi dha paratë e mia? Unë i dhashë pronën, ai nuk i qëndroi marrëveshjes. Më vjen keq për atë që bëra. U detyrova nga gjendja e rëndë që isha.

Ekzekutimi i Niko Goros u bë në prani të motrës së tij, e cila mbeti e plagosur gjithashtu. Ishin dëshmitarët që lajmëruan policinë dhe i dhanë targën e makinës së Kliti Lekës.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit