Mëngjesin e sotëm në Astir, IKMT-ja ka nisur shembjen e 20 objekteve të madhësive nga dy deri në katër kate, me funksione të ndryshme. Fillimisht aksioni i IKMT-së ka qenë i qetë por më vonë kanë nisur konfliktet e para me banorët.
Ylli Këllezi një prej banorëve të zonës është përlasur me forcat e IKMT-së sepse nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar për shembjen e ndërtesës së tij. Më pas Ylli Këllzit i kanë dalë në krah edhe qytetarë të tjerë të zonës të cilët ndanin të njëjtin problem me të. Menjëherë në zonë kanë ndërhyrë dhe forcat e Policisë, të cilët kanë mbajtur larg edhe gazetarët e median.Sipas banorëve Familja Këllezi , po humb biznesin edhe shtëpinë, ndërkohë anëtarët e saj do të mbeten në rrugë.