“Të pushoftë shpirt në paqe”, të afërmit e Eugert Shqalshit përlotin rrjetin: La pas gruan dhe dy fëmijët!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 20.10.2020, 08:41

Një 31-vjeçar shqiptar, Eugert Shqalshi u gjet i pajetë në hotelin ku punonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mësohet se ende nuk është bërë autopsia se çfarë e shkaktoi ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme të të riut. Eugerti është djali i vëllait të ish-deputetit demokrat, Agustin Shqalshi. Ky lajm i rëndë ka tronditur të afërmit e 31-vjeçarit, të cilët në rrjete sociale kanë shprehur hidhërimin e madh. Sipas tyre, Shqalshi ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve të mitur.

Postimi i plotë:

Ndahet nga jeta EUGERTI 31 vjeçar, djali i mikut tone te mire Gjergj Shqalshi ne Amerike!…. (Nje humbje tragjike per mirditasin e perkryer e punetor te jashtezakonshem Gjergj Shqalshi, ndarja e befte nga jeta e djalit te tij 31 vjeçar, Eugertit. Ne muajin korrik djali i tij i madh Eugerti mbushi 31 vjec, ndersa i ati Gjergji i pat bere kete dedikim: 31 vite me pare, ti EUGERTI, erdhe ne jete duke mbushur zemrat tona plot me gezim. Ishte nje gezim i papershkruar me emocione te veçanta pasi me lindjen tende ne u beme prinder. Tani ti ke engjellin tend qe te mbush jeten tende. Ne kete pervjetor ne te urojme gjithe te mirat e mundshme qe egzistojne bashke me familjen tende. U befsh sa te dashte zemra jote!…”E nderkaq atij dhe familjes, bashkeshortes dhe dy femijeve te tjere, vella e moter, u duhet te perballojne humbjen e trishte te Eugertit. Familja Shqalshi jeton prej vitesh ne Florida te Amerikes dhe gezonte respekt e reputacion te shkelqyer ne komunitetin shqiptar atje dhe te tjere. Pushofsh ne paqe Eugert, Zoti qofte me ju familja Shqalshi ne perballimin e kesaj fatkeqesie te rende!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit