“Kush k*rin po të duket se je?”/ Policët ‘vënë dorë’ mbi 19-vjeçarin, e kapën me ‘mall’

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 20.10.2020, 01:38

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një komisariat në Kosovë, ku efektivët 'vunë dorë' mbi një 19-vjecar, i cili kërkonte që të jepte dëshminë në praninë e një avokati pasi u kap me 'mall'. “Harroje avokatin – veç nëse ki pare”. “A e din që të tranoj shuplaka bre”, janë disa prej shprehjeve të përdorura nga policët në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur më 27 prill të vitit 2018, teksa gjatë një patrullimi efektivët kishin ndaluar të riun, duke e cuar në rajon.

I riu tha:

Ngjarja ka ndodhur tek Stacioni afër Ambasadës se Zvicvres afër parkut. Policët me i taku i njoh, me emra jo, edhe pse e kam kërkuar, por emrat s’mi japin. Edhe me rastin nuk jam marrë më, e më duket edhe Policia e kanë neglizhu sepse s’ka asnjë kontakt.

Biseda Polici 1: Hajt veç një fasoletë nëse nuk përton ma sill, vetëm një merre aty; Qytetari: Faleminderit; Polici 1: A ke ndonjë rast në gjykatë që është zhvillu ndaj teje?; Qytetari: Ka qenë një rast për rrahjen por janë pajtuar ashtu, edhe u kry.; Polici: Në gjykatë dmth a ka përfunduar apo s’ka përfunduar:

(Dikush e sjellë fasoletën)

V; Faleminderit shumë.

Polici 1: Po të tregoj paraprakisht, arsyen pse je aty e di..

Qytetari: Po, mbajtja..

Polici 1: Të drejtat e tua…që janë të drejtat e tua, ke me u intervistu në cilësinë e të dyshuarit, që tu kanë gjet këto narkotike. Edhe, ke të drejtë mos të japësh deklaratë, të mbrohesh në heshtje nëse do, është e drejtë e jotja. Ke të drejtë përkthyes, për mbrojtje, por për mbrojtje nuk të vyn, as përkthyesi s’vyn se po merrem vesh…

Qytetari: Kisha pas qef ta jepja deklaratën nesër, nëse bon?

Polici 1: Mmm?

Qytetari: Ta jepja deklaratën nesër se duhet të shkoj në punë, jam në ditë të punës.

Polici 2: Ky, sa vjet i ka ky?

Polici 1: 19.

Polici 2: Ku banon ti?

Qytetari: Fushë Kosovë.

P2: A ke ti kështu në shtëpi, me shku me gjet na?

Qytetari: Jo

P2: Hic, hic, hic

Qytetari: Jo

P2: Me kë banon

Qytetari: Me familje?

P2: Ne të shkojmë të bëjmë një kontroll atje, e mos me të shqetësu familjen më mirë është të thuash po e pi, e përdor për vete, e kam një qese droge poshtë jastikut.

Qytetari: Po e përdori e pranova, por vec atë e kam që e kryva në park. P2: Dmth s’ke tek shtëpia? Qytetari: Jo

P2: A ka fëmijë të vogël në shpi? Qytetari: Jo, po është një ma e vogël 4 vjet, motra. P2: A e mbarove deklaratën?

P1: Po, se tha s’po don me u deklaru, e mbaron nesër. P2: Pse ashtu? (i drejtohet qytetarit) Qytetari: Se kam me shku deri në punë?

P2: Ja s’ka mundësi. Të mbarojmë ne këtu edhe mund ndodh nuk shkon në punë hic sot, a din? Qytetari: Po veç sa më thatë që ka mundësi, se më vynë me shku në punë gjithqysh. P2: O ti djalë, a je ka na kupton neve. Mund ndodh që nuk shkon hic në punë, se ndoshta thotë prokurori të të mbajmë.

Qytetari: Po ju kuptoj edhe unë juve, por ma dhatë mundësinë? P2: Kush ta dha mundësinë? Qytetari: Kolegu.

P2: Cili koleg? P1: Mos të deklarojë. Mbrojtja në heshtje. P2: Nëse do mos të deklarosh, ajo po, por mos të japësh deklaratë fare, nuk mundesh. Qytetari: Jo deklaratë nesër…

P2: 10 rreshta i ke këtu, këto pyetje, ku e ke marrë, prej kujt e ke ble, me fol me dikë, nëse t’liron ai të lëshojmë, nëse jo dalim. Shihe numrin e rastit. A i ke format tjera krejt? Policët flasin mes vete…

Qytetari: A mund me kontaktu mbrojtjen se kam qef me pas, mbrojtjen? Polici 2: Mmm? Qytetari: Mbrojtjen, avokatin.

P2: Avokatin, po more. Kë ke avokat. A ke avokat tëndin? Qytetari: Jo. P2: A po don me ta thirr një t’shtetit kështu? Qytetari: Po.

P2: A nuk po e ndjen veten mirë, a çka? Qytetari: Po e lypi. P2: Po çka po të duhet?

Qytetari: Po po du me pas, kur du me jap deklaratë kam qef me pas një avokat. P2: Po ani de kallxona.. Qytetari: ..se unë nuk kam njohuri për rregullat.

P1 dhe P2: Po ani de kallxona ti cilin, na ta thirrim. Qytetari: Okej, avokatin e popullit, të shtetit që e ofroni ju pa pare.

P2: Ja, pa pare s’ka. P1: Jaaa nuk vjen avokati.

P2: Ja harroje avokatin, për atë sasi të vogël nuk vjen. Nëse bën marrëveshje ti me të, e e paguan ti po, a për kështu? P1: Nëse ke avokat tëndin, ne ta thërrasim.

P2: A ke qenë në polici ndonjëherë? Qytetari: Jo

P1: Hic kurrë asnjëherë? Qytetari: Nejse kam qenë një herë. P2: Për çfarë?

Qytetari: Për një rrahje masive në Pejë. Edhe më është siguruar avokati. Pa pagesë. P1: Ajo është tjetër. Për këtë nuk vjen. Qytetari: Okej, atëherë unë nuk jap dëshmi pa avokat. E drejta e imja është mos gabofsha. P1: Po, është e drejtë e jotja.

Qytetari: Kisha pas qef me pas një avokat. Tani, pa pagesë, se nuk kam qysh me pagu. P2: Nxirri ato gjëra prej cantës, nxiri krejt n’tokë hajt. Krejt komplet. Edhe prej xhepave edhe krejt.

(Qytetari nxjerrë nga canta të gjitha që i ka) Qytetari: A kishe pas mundësi së pari me pas avokatin? P2: Nxirri prej çantës, mas pari o ti djalë

(Polici e godet me shuplakë) P2: Nxirri prej çantës gjërat se po të tranoj shuplaka bre k*ruci i zanave, ti po m’kallxon mu Qytetari: Hej qysh më goditi more

(Polici 2 vazhdon ta godas me shuplaka) P2: Qiti more senet n’tokë o majmun.

E godet sërish. E godet sërish me shuplakë P2: A e din ku je?A e din ku je?

Vazhdon ta godas Qytetari: Mos m’jep goditje të lutem. Polici1 : Më shiko mua, më dëgjo.

Polici 2: Më shiko në sy kur të flas. Polici 1: Ma lër mua.

Polici 2: Kush k*ri po të duket që je? Kush k*ri po të duket që je? Qytetari: Unë jam njeri, jam civil.

(Polici2 e godet sërish) Polici 1: Ma lër mua… Qytetari: I kam të drejtat e mia…

Polici 1: Hej o ti djal, më dëgjo Qytetari: Jo të lutem veç të qetësohem, a bën pak ujë të pi se shuplakat nuk janë në rregull Polici 1: Qetësohu se nuk ke nevojë me u shqetësu, se nuk u bo nami.

(Qytetari tenton të qetësohet përmes frymëmarrjes ndërsa policët flasin dicka)

Polici 2: Nuk u bo nami që e ke një joint, mos u mundo me u paraqit më papë se papa a po kupton se na kemi punë këtu me 1 mijë njerëz brenda ditës si ti. Neve na dhimben djem që përdorin narkotik. Qëllimi jonë është me i heq prej asaj rruge. A po kupton? A po kupton? Edhe nuk ke nevojë fort me filozofu, me na nxjerr neve kushte e stile, se na jemi këtu që 20 vjet polic. A po kupton?

Qytetari: Po më vyn do ujë? Polici 2: Më dëgjo…

Qytetari cohet nga dyshemeja ndërsa policët bisedojnë diçka mes vete. Pas një kohe, të njëjtit policë ndryshojnë krejtësisht mënyrën e komunikimit, fillimisht duke tentuar që të arsyetojnë dhunën ndaj tij, dhe duke i ndryshuar te drejtat e tij për të pasur avokat.

Polici 1: Veç edhe ti flisje pa lidhje vlla. Jo me cu, unë kam të drejet, unë s’kam të drejtë se na e dijmë cfarë ke të drejtë edhe deri ku ke të drejtë.

Ti edhe mundesh të thuash s’po du avokat, të gjitha këto janë të miat, këto 10 kg, ne nuk e lejmë. Avokatin e thërrasim, ke para ta paguash apo jo? Shteti ta sjell një,e kryejmë punën tonë, jo të kemi dicka të keqe mes nesh. A po kupton?

Qytetari: Faleminderit shumë.

Polici 1: Nëse vjen të hënën ose të martën mund të të presim, përndryshe nëse e përcjellim duhet me shku atje krejt..

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit