Ditën e djeshme në redaksinë e JOQ Albania, mbërri një rast i një vajze, e cila rrëfente historinë e saj se si kishte rënë në dashuri me një djalë të cilin e kishte vëzhguar prej muajsh. 25-vjeçarja shprehte ndjenjat e saj dhe afeksionin e pazakontë për një roje karburanti, që i kishte verbuar sytë. Ajo theksonte se ai nuk ishte në djeni të ekzistencës së saj, megjithëse i kishte folur të ëmës për të dhe megjithëse ishte në dijeni se i ati nuk do e kishte pranuar, ajo kishte ndjenja për djalin. Pas kësaj në redaksinë tonë, ka ardhur mesazhi i djalit për të cilën po fliste vajza. Ai shkruan se e vlerson vajzën që e ka dashur në mënyrën e saj, ndërsa thekson se pasuria e babait të saj nuk vlen për të.