Shtyhet seanca për Myrteza Çaushin, Avokati i “Zanit të Vlorës”: I dënuari me burgim të përjetshëm mund të lirohet!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19.10.2020, 16:28

Sot ishte parashikuar të mbahej një senacë për ish-kreun e bandës së “Çoles”, Myrteza (Zani) Çaushin, por ky vendim u anulua pasi mungonte drejtori i Burgut të Drenovës. Tashmë është vendosur që seanca e rradhës të mbahet më 29 tetor në orën 10:00.

Ndërkohë pas seancës së sotme, Avokati i Çaushit, Arben Lera, përmes një prononcimi për mediat u shpreh se Ministrisë së Drejtësisë i nevojitet një program, i cili përllogarit me saktësi kohën e vuajtjes së dënimit, ndërsa deklaroi se edhe të dënuarit me burgim të përjetshëm mund të lirohen.

Avokati Arben Lera tha se:

Seanca e sotme ishte procedurale, ishte seanca e hapjes së gjykimit ku paraqiten palët dhe pretendimet fillestare, dhe kërkesat e tyre për provat. Ne seancën e sotme mungonte përfaqësuesi i IEPV dhe për këtë arsye u shty seanca. Aktualisht jemi në kushtet kur duhet të ketë një përllogaritje të saktë të kohës së vuajtjes së dënimit ndaj Zani Caushit. Çështja e përllogaritjes së burgut nuk është vetëm çështje e tij por ekziston si problematikë edhe për të burgosurit e tjerë. Pavarësisht se mendimet e avokatëve nuk merren parasysh, por unë i sugjeroj Ministrisë së Drejtësisë të krijonte një aplikacion data, për llogaritjen e kohës së vuajtjes së dënimit, data ku hidhen të gjithë të dhënat për të dënuarin. Aplikacioni nuk është se duhet të bëjmë shpikje shqiptare, ai ekziston edhe në vendet ku ne duam të bëjmë pjesë. Mjafton një program në databasen e Ministrisë së Drejtësisë, dhe nuk ka nevojë të bëj gjyq jo vetëm Zani Caushi por edhe të tjerë. E them këtë sepse ka patur edhe gjyqe të tjera, ky nuk është gjyqi i parë. Njerëz janë edhe punonjësit e Drejtorisë së Burgjeve, mund të gabojnë, nuk është faji i tyre, kështu që ndaj një program që të mundësonte këtë do ishte i favorshëm qoftë për shtetin qoftë për të dënuarin. Dënimi me burgim të përjetshëm është dënimi i fundit që ekziston në sistemin penitenciar në Republikën e Shqipërisë. Nga ana juridike dhe për të burgosurit me burgim të përjetshëm ekziston mundësia e lirimit me kusht. Me kodin e vjetër për të cilin është dënuar Myrteza Caushi është dënuar me 25 vjet ndërsa me Kodin e ri është 35 vjet. Përderisa hapësira ligjore për lirimin me kusht për të dënuarin me burgim të përjetshëm ekziston, normalisht llogaritja e vuajtjes së dënimit edhe për të burgosurit me burgim të përjetshëm duhet të ekzistojë dhe të jetë e saktë. Aktualisht jemi në kushtet kur duhet të ketë një përllogaritje të saktë të kohës së vuajtjes së dënimit ndaj Zani Caushit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit