Humbi tetë anëtarë të familjes nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019, Ylber Lala: Edi Rama tallu sa të duash, por mos e prek plagën!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.10.2020, 16:35

Tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit të vitit të kaluar vazhdon akoma të lërë gjurmë mbi popullin shqiptar. Mijëra persona ngelën pa strehim dhe shumë prej tyre humbën jetën nën rrënojat e banesave të tyre. Këneta e Durrësit dhe Thumana ishin zonat me të goditura të atij tërmeti. Ylber Lala, i rraskapitur nga dhimbja e madhe rikthehet në të njëjtin vend ku një vit me parë përjetoi tragjedinë e humbjes se tetë të dashurve të familjes së tij, Sahadete Lala 79 vjeç, (gjyshja), Ilir Lala, (i paralizuar) 52 vjeç , Marjeta Lala me 4 fëmijët: Emilio Lala, Dionis Lala 2 vjeç, Dionisa Lala 2 vjeç –binjakë, Amelia Lala 8 vjeç. Griselda Lala, 22 vjeç. Tetë anëtarët e fisit Lala humbën jetën në shtëpinë ku kishin gati rreth tre vite që ishin vendosur.

Ditën kur u përcollën në banesën e fundit tetë anëtarët e familjes, ndërroi jetë nga dhimbja për tragjedinë edhe nëna e Ylber Lalës, Fiqirete Lala 64 vjeçe, njëkohësisht nusja e djalit të madh të Sahadete Lalës, gjyshes që u gjet me mbesën në krah nën rrënoja.

Ylberi rrëfen:

Ditën e ceremonisë që u bë tek pallati i Kulturës, ishte Edi Rama aty dhe në atë moment më njoftojnë se mami ndërroi jetë. Nëna ime nuk ishte në ceremoni. Ajo ishte operuar 3 ditë përpara se të ndodhte ngjarja nga apendisiti dhe ndodhej në spital. Ditën e tërmetit na kërkuan ta çojmë në shtëpi se po zhvendosnin të sëmurët, madje për këtë debatova edhe me ministren. E çuam në shtëpi, por nuk i treguam çfarë gjëme na kishte ndodhur. Ajo na pyeste çfarë ka? Çfarë keni që jeni kështu? Seç po shoh ca ëndrra të këqija por ne nuk i treguam. Ditën e ceremonisë babi doli nga shtëpia dhe mami e pyeti se ku po shkonte, por ai si tregoi. Kur ai iku mami dëgjoi ca komshinjtë që flisnin për tragjedinë tonë dhe aty e pësoi infarkt dhe iku, na la…’,

Babai i Ylberit, Ali Rame Lala 70 vjeç jeton tashmë i vetëm në një banesë tjetër që ndodhet pranë zonës së tragjedisë. Me lot në sy ai na rrëfen se 95 mijë lekët e pensionit nuk i dalin për ilaçet jetike.

Ali Lala u shpreh:

Deri para 9 muaj me parë jetoja me bashkëshorten time, ngela vetëm. Si jetoj?! Ja siç e shikon. Fëmijët pa punë, por vijnë e më shohin. Marr 95 mijë të vjetra pension. Paguaj drita dhe ujë 80 mijë lekë (tregon se s’ka paguar herën e fundit). Vuaj nga hernie diskale, por këmbët nuk i kam funksionale. Qëndroj shtrirë, ndonjëherë me vjen vajza që më bën për të ngrënë një herë në disa ditë. Vajzën e kam në Fier. Kam 4 muaj pa i marr këto ilaçet se bëjnë 64 mijë. Janë për këmbët këto ilaçet dhe si marr dot. (Përlotet dhe apelon për ndihmë)’.

Pas tërmetit të 26 nëntorit jeta e anëtarëve të mbetur gjallë të fisit Lala ka ndryshuar rrënjësisht. 3 djemtë e Ali Lales sot janë të papunë. Vajza e tij jeton larg në Fier me familjen e saj. Traumat e asaj pengojnë edhe sot jetën e Ylber Lales. Ylber Lala ka trokitur disa herë në dyert e ministrive për të kërkuar ndihmë për babanë e tij të sëmurë, por askush si ka ardhur në ndihmë. Ndërkohë, pyetjes se pse vendosi që të flasë sot, Ylberi pohoi; ‘Sepse është e tmerrshme të shikosh babanë në atë mënyrë që jeton….(Qan me të madhe). Edi Rama nuk do ta fal. Tallu sa të duash, por mos e prek plagën'.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit