Në datën 17 nëntor, në një mbledhje të zhvilluar në platformën online KLGJ miratoi disa vendime të rëndësishme. Një ndër këto vendime që u miratuan ishte edhe verifikimi për plotësimin e kritereve të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës së Lartë.
Lista e kanditatëve ka shumë emra të njohura, mes të cilëve figuron dhe emri i gjyqtares së Apelit, Elona Toro. Kjo e fundit konsistion se ka dy probleme. Së pari mësohet se Toro, ende nuk e ka mbyllur tërësisht procesin e vettingut, si dhe problemi i dytë është se posti i Elona Toros do të vendoset nga bashkëshorti i saj Alban Toro, i cili është anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Ajo që bie në sy në këtë histori është se reforma në drejtësi synonte fundin e nepotizimit dhe lidhjeve familjare si probleme madhore në sistemin gjyqësor, por që deri tani mesa duket asgjë nuk ka ndryshuar, madje vetëm po përforcohen akoma dhe më shumë në institucionet më të rëndësishme të gjyqësorit.