Ditën e sotme ishte vendosur që të mbahej një seancë për përllogaritjen e viteve të dënimit të Zani Çaushit, mirëpo mungesa e drejtorit të Burgut të Drenovës ka bërë që kjo senacë të shtyhet për një moment tjetër. Ish-kreu i bandës së “Çoles”, Myrteza Çaushi ose i njohur ndryshe si Zani Çaushi akuzohet për krime monstruoze ndaj dhe ditën e sotme Gjykata ka qenë nën masaa të forta sigurie për të shmangur çdo incident.
Caushi njihet si kreu i një prej bandave në qytetin e Vlorës, gjatë trazirave të vitit 1997, ndërsa është i dënuar me burgim të përjetshëm. Rreth vitit 1997 ish-kreu i bandës së “Çoles”, ndodhej i burgosur në shtëpinë e rehabilitimit me sigurim të cilësisë së lartë, ku arriti të arratisej gjatë një revolte që kishte shpërthyer në burg.
Ndërkohë më herët Gjykata e Korçës ka vendosur që ti heqë një masë disiplinore Caushit, për sjellje të keqe, që në fund të përfitonte lirinë, teksa kohë më parë Çaushi ishte i dënuar nga drejtësia e Greqisë me 101 vjet burg për vrasje e tashmë ai po vuan dënimin me burgim të përjetshëm.