Credins Bank mbështet Artin

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 19.10.2020, 13:58

Prej vitesh Banka Credins ka dhënë kontributin e saj në mbështetje të artit dhe kulturës shqiptare.

Dhe sot, në këto kohë të vështira të pandemisë, duam të jemi pranë artistëve. Arti është mjeti i reflektimit dhe pasqyrimit i tërësisë së zhvillimit të njërëzimit deri sot, dhe një nga vendtakimet më të shpeshta me artin janë muzeumet.

Ndaj, Banka Credins, hapi dyert e saj për të promovuar dhe mirëpritur në ambientet e degës qëndrore në Tiranë, një ekspozitë me pikturat e artistit të mirënjohur dhe talentuar shqiptar, z.Abaz Hado.

Që prej vitit 1972 e deri më sot, për 44 vite me radhë, ngjyra e individualitetit përherë i jep forcë punimeve të tij, pa humbur emocionin e krijimit. Z.Hado spikat si një zë i vecantë në grafikën bashkëkohore shqiptare dhe punimet e tij komunikojnë me publikun duke i bërë më impresionuese. Koleksioni i veprave të realizuara gjatë pandemisë, sjell shpresë dhe nxit solidaritetin në periudhën që po jetojmë. Me ekspozitën e fundit të sapo hapur në Banken Credins, z. Hado i është drejtuar tematikave të reja surrealiste, abstrakte, me ngjyra të qarta, të çelta, me frymë të theksuar optimizmi dhe me një teknikë të lartë profesionale, që krijon një energji pozitive gjithëpërfshirëse dhe një tërheqje të fuqishme emocionale për publikun dhe adhuruesit e artit të tij

Duke e kthyer degën tonë qëndrore në një galeri arti, japim dhe një mesazh optimist për të vazhduar dhe vlerësuar të bukurën, artin dhe artistët tanë. I japim një kënaqësi më shumë çdo stafi dhe klienti të bankës që hyn në degë, të shijojë punimet e mrekullueshme të z. Hado

Në këtë mënyrë, ne si bankë bashkë me klientët tanë përfshihemi në një mbështetje sado të vogël, por domethenëse që në këto kohë të veshtira i japim artistëve tanë, duke qënë inovativë dhe me ide të reja për të promovuar sa më shumë artin shqiptar.

Shqipëria është vëndi i qindra dhe mijëra artistëve të talentuar, të cilët sot kanë nevojë për mbështetje, ndërkohë që arti i tyre mund të krijojë më tepër frymëzim dhe ti japë më tepër shpirt dhe gjallëri biznesit dhe jetës së gjithë vëndit. Këtë iniciative të re, do ta vazhdojmë më tej, me projekte të tjera interesante duke e kthyer në një traditë mjaft të bukur për bankën Credins.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit