Të shtunën e kaluar, një ngjarje e rëndë tronditi Himarën. Kliti Leka, 53-vjeçari qëlloi për vdekje biznesmenin Niko Goro, para supermarketit të motrës së tij. Raportohet se palët kishin konflikte pronësie, ndërsa Kliti Leka plagosi dhe motrën e Nikos.
Arta Zotaj, një ndër punonjëset e supermarketit të motrës së viktimës tha:
Ishim 4 punëtorë dhe pronarja e supermarketit. Sa mbaruam pastrimin, erdhi zotëria i cili do të shkonte te nëna që e ka të sëmurë. Morri të motrën për ta çuar tek e ëma. Por, fatkeqësisht ai nuk mundi që të hynte brenda në supermarket, pasi ndodhi ngjarja e rëndë. Ishte çdo gjë momentale, vetëm kur dëgjuam krismat dhe të bërtiturat e pronares. Në fillim na u duken si shashka, por ishin 5 apo 6 krisma. Niko Goro humbi jetën në vend me gjuajtjen e parë. Nuk tha asnjë fjalë