Autoritetet greke kanë bërë të mundur shkatërrimin e një grupi të miturish shqiptarë, të cilët shqetësonin banorët e Loutrakit në Greqi. Efektivët u vunë në lëvizje pasi morën një ankesë nga një prind të premten, i cili tha se djali i tij i mitur rreth 15 vjeç, kishte rënë pre e grábitjes nga një grup të miturish jashtë dyqanit të tij në Loutraki. Fillimisht, djali i mitur i biznesmenit u fut në kurth nga grupi, pasi e thirrën dhe e ftuan për t’i treguar foton e një vajze. 15-vjeçari shkoi në vendin ku ata i caktuan një takim, në një vend të shkretë në Loutraki.
Aty, siç raportojnë mediat greke, 4 të mitur e súlmuan, e hodhën për tokë dhe i morën paratë dhe celularin. Më pas u larguan. Mësohet se i mituri është në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë autoritetet u vunë menjëherë në ndjekje të adoleshentëve shqiptarë. Pas kësaj ngjarjeje, disa prindër të tjerë që u informuan mbi ngjarjen shkuan për të denoncuar të tjera raste të grupit të të miturve. Ka dyshime se grupi vepronte prej një kohe të gjatë në këtë zonë, duke shántázhuar studentët, në mënyrë që t’u merrnin paratë, celularët etje.
Mësohet se janë shoqëruar 15 persona, ndërsa prej tyre 5 janë vënë pas hekurave. Të gjithë janë me origjinë shqiptare dhe çështja do t'i referohet Prokurorit për të Mitur të Korintit.
Burimi: anagnostis.org |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania