Një aksident tragjik është shënuar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë një këmbësor ka humbur jetën. Policia njofton se 60-vjeçari është përplasur nga një automjet ”Peugeot” me shofer Sh.A i cili është shoqëruar në komisariat. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:50 në Maminas dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 18.10.2020, rreth orës 18:50, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas, mjeti tip “Pezho” me drejtues shtetasin Sh. A., 60 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.