Vendimi për maskat, Altin Goxhaj: Mos e jepni emrin e babait kur t’ju pyesë policia!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 18.10.2020, 19:12

Përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me FaxNews, Altin Goxhaj ka folur sërish rrerth rreth vendimit të qeverisë për mbajtjen e detyruar të maskës në ambiente të hapura. Ai i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që mos e japin emrin e babait në momentin kur u kërkohet nga policët. Sipas tij përgjegjësia është individuale dhe nuk ka pse të kalohet te personi që ka nënshkruar kontratën e energjisë elektrike. Në lidhje me këtë, ai bëri një krahasim me periudhën e komunizmit, ku nëse djali bënte diçka, përgjegjësia binte mbi të gjithë fisin.

Goxhaj u shpreh:

Mos e shkruani emrin e babës në gjobën e policisë për mosmbajtjen e maskës. Mos e shkruani që t’i fusnin ata në një konfuzion të ri. Ky konfuzion i ri përcaktohet nga e drejta kushtetuese e qytetarëve shqiptarë për të mbajtur përgjegjësi për veprimet e veta. Në kohën e Enver Hoxhës nëse djali bënte një gjë e hante dhe babai, vllai,mamaja,motra, halla, xhaja, tezjamadje dhe shokët. Në komunizëm nëse ti bëje diçka, për agjitacion dhe propagandë ose kur dilje kundër qeverisë e hante gjithë familja. Nëse ju dilni pa maskë e ha gjithë familja, sepse ai që ka kontratën e energjisë mban përgjegjësi. Kur lidhet një kontratë lidhet me një individë dhe ai individ mban përgjegjësi për atë kontrat dhe asnjë person tjetër i familjes nuk mban përgjegjësi. Çdo qytetar mban përgjegjsi për veprimet e veta. Deri në 18 vjeç ti je në kontrrollin e familjes por mbi 18-vjeç nuk je më. Por për një djalë 25-vjeç i cili merr një gjobë për maskat, ata duan që t’ia faturojnë babait. Këtë s’mund ta bëjnë pasi babai nuk ka asnjë detyrym për ta paguar, mjafton që djali të thot se nuk jeton me familjen dhe të mos jap llogari se ku jeton. Babai nuk ka pse të paguaj faturat e djalit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit