S’kanë të ndalur! Polici ndalon studenten pse kishte ulur maskën, vajza: Me hundën zbuluar më vendosi gjobë!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 18.10.2020, 00:05

Tashmë duam apo nuk duam, jemi të detyruar të mbajmë gjithë kohës maskën sapo dalim nga shtëpia në rrugë. Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga qytetarët, për faktin se shkelja e një rregulli të tillë ndëshkohet me gjobë 30 mijë lekë të vjetra. Dhe nuk kanë qenë të pakta rastet e gjobave, ku vetëm ditën e sotme në një hark kohor prej 24 orësh u vendosën 678 gjoba. Diçka e ngjashme i ka ndodhur edhe një studenteje nga Korça, e cila me anë të një mesazhi të dërguar në redaksinë JOQ Albania, shkruan se policët e kanë gjobitur për mosmbajtjen e maskës, ndërkohë ajo shton se ishte vetëm një moment kur e kishte hequr, pasi kishte patur vështirësi në shikim.

Vajza shkruan se është miope dhe i duhet të mbajë syze, por avulli që krijohet nga mbajtja e maskës kishte bërë që syzet t'i visheshin dhe të mos shikonte normalisht. Ajo shton se kanë qenë dy efektivë, një burrë dhe një grua. Ndërkohë që policja nuk ka dashur ta gjobisë duke parë arsyetimet e vajzës, ka qenë efektivi më i vjetër i cili ka insistruar për këtë gjë. Për më tepër studentja shkruan se as polici vetë nuk e mbante maskën dhe e kishte ulur nën hundë, pikërisht gjëja për të cilën po gjobiste një studente, e cila përveç tarifave të larta të librave dhe pagesave në universitet, do i duhet të paguajë edhe gjobën për maskën!

Mesazhi i studentes:

Pershendetje JOQ Jam nje studente 20 vjec, dje kam mare nje gjobe sikur isha pa maske qe nuk me duket fare e drejte. Kisha gjithe diten qe mbaja masken sepse isha ne shkolle, nderkohe qe po kthehesha ne shtepi e zbulova hunden nga maska sepse kisha veshtiresi me syzet, duke qene se kam syze dhe temperaturat ketu ne zonen e Korces jane te uleta, maska me krijonte avuj tek xhamat e syzeve.( Rruga ishte pothuaj bosh dhe nuk kisha asnje njeri prane). Me ndalon zoti polic “gjuetar i gjobave” dhe duke me folur me nje ton te ashper me vendos gjobe vetem se kisha zbuluar hunden.E di maska ne ate menyre nuk eshte e vlefshme por nuk jam e vetmja, ka plot njerez qe e zbulojne hunden ne nje moment kur kane veshtiresi. Madje vete polici e kishte masken po ashtu si une me hunden zbuluar gjate gjithe kohes der ne momentin kur i thashe se dhe ai e kishte harruar hunden jashte. Por, jo, ne skemi te drejte tju kthejme pergjigje per te drejten tone ketyre policave qe bejne si autoritare me nje vajze 20 vjecare. Per me teper me qendronte ne nje distance jo me shume se gjysem meter larg. Hipokrizia ishte kur me tha se e mbante hunden jashte sepse po fliste( e cuditshme s’e dija qe njerzit flisnin me hunde) dhe une qe kisha veshtiresi me syzet e mia duhet te merrja gjobe se nxorra hunden 5 min jashte. Po c’ kusur ka babai im ti shkoje gjoba tek fatura e dritave, kur pervec tarifave te shkollimit, transportit, librave dhe shume shpenzimeve te tjera te paguaje dhe gjobat e mia? Nuk e di nese me lexohet shkrimi sepse isha pak e tensionuar dhe ende vazhdoj te jem per kete gje, por kam shkruar :” Nuk jam dakord me gjoben pasi masken e kisha te vendosur por zbulova hunden per shkak se me avulluan syzet ( sepse jam miope). Theksoj se dhe polici po mbante masken njelloj si une”. Vajza police ishte e re nuk e di ne duhet tja publikojme emrin, ishte skeptike per gjoben dukej qe nuk donte ta plotesonte por zbatoi urdhrin e policit qe ishte i vjeter ne moshe. Kjo eshte receta ku verteton se kam miopi dhe mbaj syze, ju lutem mos e publikoni kete te fundit sepse nuk dua te me publokohen informacionet e mia personale.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit