Një skandal ka ndodhur në Bashkinë Elbasan, e cila drejtohet nga Gledjan Llatja, në lidhje me pagesat e taksave nga qytetarët. Në një mesazh të dërguar në redaksinë tonë, një qytetar shkruan se pasi ka paguar taksat më datë 29. 7. 2020, ditën e djeshme i ka ardhur një njoftim nga ana e Bashkisë se duhet të shlyejë sërish detyrime financiare kundrejt institucionit. Në njoftim atij i thuhet se nuk ka paguar në afatin e kërkuar taksat si: për gjelbërimin, për pastrim dhe higjienë, për truallin, ndriçimin etje.
Ndërkohë fatura e bankës vërteton pretendimin e qytetarit, pasi mban pikërisht datën 29. 7. 2020 në të cilën ai ka i ka shlyer detyrimet. Po ashtu në njoftim thuhet se afati për pagesën ishte data 31. 7. 2020, ndërsa pas këtij afati do të aplikohet gjobë në masën 1.8% për çdo muaj të detyrimeve të papaguara. Ky rast është një shembull tipik skandali, ku në rastin 'më të mirë' mund të pretendohet për një pakujdesi nga ana e Bashkisë dhe moskorrektësi në mbajtjen e dokumenteve dhe në rastin më të keq, një vjedhje e hapur e qytetarëve!
Mesazhi i qytetarit: