JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Vrau me 6 plumba biznesmenin që i mori tokën, autori kishte menduar vetëvrasjen
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 17/10/2020 15:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e biznesmenit Niko Goro ditën e sotme në Himarë. Mësohet se pas ekzekutimit, autori, Kliti Leka ishte larguar me shpejtësi drejt zonës së Livadhit. Bëhet me dije se pak para momentit të arrestimit ai kishte menduar vetëvrasjen, por policia e ka neutralizuar.

Leka e kishte ndjekur gjatë gjithë rrugës biznesmenin dhe kur ai kishte dalë nga supermarketi e ka qëlluar atë më 6 plumba. Plumbi në kokë rezultoi fatal për Goron. Kujtojmë se autori u shpreh para policisë se e ka kryer vrasjen, pasi biznesmeni i kishte borxh disa para. Sipas Lekës, ai i kishte dhënë Goros një pronë për të ndërtuar pallat por nuk kishtë marrë asnjë lekë.