JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Skandali/ Policët ndalojnë të riun pa maskë në rrugë, vetë nuk kujdesen për ta vënë siç duhet
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 17/10/2020 0:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Që prej dy ditësh tashmë, maskat anti-covid janë bërë të detyrueshme në rrugë dhe ambiuente të hapura. Kushdo që kapet pa maskë, gjobitet me 30 mijë lekë të vjetra. Ndërsa vendimi u kundërshtua nga ekspertët, qeveria duket se ishte e prerë. Kështu, efektivët e policisë kanë zbritur në terren dhe kanë nisur nga puna për gjobitjen e personave që i kapën në rrugë pa maskë. Një vajzë në Tiranë u shoqërua në komisariat me forcë, pasi u kap pa maskë. Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes, pasi shteti ynë e ka për zakon funksionimin e tij në bazë të standardeve të dyfishta dhe po tregohet i reptë me qytetarët e thjeshtë.

Një rast i tillë ka ndodhur në Kamëz, ku disa efektivë policie kanë ndaluar një të ri, i cili po ecte në rrugë pa maskën anti-Covid. Por paradoksi, siç shihet edhe në videon e dëgua nga një qytetar, qëndron pikërisht në faktin se vetë policët nuk e kanë vënë plotësisht maskën dhe pjesa e hundës duket e pambuluar.

Mesazhi i qytetarit:

Vet hunden jasht atij te shkretit i kpusin gjoben pse e mba masken ne dor jo ne surrat . Kamez