Efektivi i policisë së Shkodrës Hydajet Nehani ka ndërruar jetë nga si pasojë e COVID-19. Rreth 2 javë më parë, ai rezultoi pozitiv me koronavirus dhe u transportua për në Turqi për të marrë trajtim të specializuar. Fatkeqësisht ai nuk ka arritur dot të fitojë betejën me sëmundjen.
Hydajet Nehani ishte efektiv i policisë kufitare në Shkodër, njëkohësisht edhe shofer i drejtorit të Policisë së Shkodrës. Ai po trajtohej në një prej dy spitaleve Covid në Tiranë kur gjendja e tij u përkeqësua, duke bërë që të afërmit e tij të mbledhin të ardhura për ta dërguar në Stamboll.