Një nga përfituesit më të mëdhenj në procedurat e tenderimeve publike, një prej personave që është pasuruar me paratë e qytetarëve shqiptarë nëpërmjet tenderave që i ka dhënë sekti i Rilindjes, është padyshim Nikolin Jaka. Për të gjithë ju që nuk e njihni si figurë, në dallim nga oligarkët e tjerë, të cilët kanë përfituar para publike me kompanitë e tyre të pastrimit apo të ndërtimit, Nikolini i ashtuquajtur si “Oligarku Nikoqir”, i ka mbetur kjo nofkë tejet lartësuese ndër shokët e tij miliarderë, për shkak se lan e i bën “xham” çarçafët e spitaleve të vendit për shuma marramendëse nga taksat e shqiptarëve.
Këto procedura të cilat do i analizojmë më poshtë, kanë qenë gjithnjë në shkelje me ligjin, por megjithatë, ashtu siç e kemi paraqitur edhe në shkrimin e mëparshëm, pasuria e tij apo e bashkëshortes, nuk është vënë kurrë nën mbikëqyrje nga organet ligjvënëse që supozohet se kanë për synim të luftojnë mënyrat korruptive se si zyrtarët e lartë të shtetit kanë përfituar nga Paratë Publike.
NIKOQIR ME FAMË TË KEQE
Nuk është nevoja të hulumtosh shumë për Nikolin Nikoqirin, pasi para ligjit ai është djegur njëherë pikërisht për këtë çështje që do të shqyrtojmë në këtë artikull. Në vitin 2007 kur mbante postin e zv/ministrit të Transporteve, ai u akuzua për korrupsion me tenderat, për veprën penale “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” & “shpërdorim detyre” dhe u dënua me një vit burg.
Tenderat për të cilat akuzohej se kishte abuzuar:
Skandali i përfitimit nga paratë e shqiptarëve gjatë pandemisë
SPAK i dërgoi dy letra Ministrisë së Shëndetësisë për tendera të dyshimtë të dhënë ënkohën e pandemisë, kur procedurat publike ishin të ndaluara. Dy prej tenderave më të përfolur ishin furnizimi i spitaleve me ushqime dhe larja e çarçafëve të QSUT, të dy tendera me vlerë marramendëse të ituara nga kompanitë e Nikolin Jakës. Me kompaninë Sori-Al ka përfituar mbi 42 të tillë, miliona euro të konsideruara si vjedhje klienteliste e fondeve publike. Për një shërbim 42-ditor, AGS ka marrë mbi 370 MILIONË Lekë, me një mesatare 10 MILIONË Lekë në ditë.
Nikoqir i pangopur
Jo vetëm tenderat e larjes së çarçafëve në spitale, Nikolin Nikoqiri ka marrë edhe miliarda nga tenderat e ushqimeve të kopshteve dhe çerdheve nga Bashkia Tiranë në abuzim dhe shkelje të rregullave të prokurimeve publike. AGS e bashkëshortes së Jakës, Alma Tafanit, ka përfituar 2 herë tendera me të njëjtin objekt prokurimi për me vlerën më të lartë të ofruar, kur një nga kriteret kyç të tenderimeve është shpallja e fituesit që ofron vlerën më të vogël për kryerjen e shërbimit. Dy kompanitë e tjera ofertuese janë skualifikuar dhe 540 MILIONË Lekë pa TVSH i kanë hyrë në xhep çiftit.
ALMA TAFANI | NIKOLIN JAKA
Kompania e çiftit, është akuzuar një vit më parë për favorizim në tenderin e realizuar nga QSUT për lavanteri. Ndërkohë A.G.S sh.p.k. është akuzuar nga KLSH se ka përfituar nga favorizimi i padrejtë i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, KVO, në QSUT, në një tender tjetër për lavanterinë që mbulonte periudhën Janar-Prill 2014, duke i shkaktuar taksapaguesve një dëm prej 10.8 MILIONË Lekësh. Ankesa për favorizim nga QSUT për A.G.S sh.p.k ka pasur dhe nga operatorët e tjerë që morën pjesë në tenderin e një viti më parë.
SORI-AL
Kompania tjetër e Jakës, Sori-Al, ndaj të cilës u lirua ligjërisht kur mori postin e kreut të Dhmës së Tregtisë duke lënë të shoqen pronare, është fituesja që mban kampion për ofrimin e shërbimit të shpërndarjes së ushqimit në institucione shëndetësore apo të tjera institucione kryesore në vend.
PËRMBLEDHJE E DETAJUAR E PËRFITIMEVE ABUZIVE TË JAKËS
130% të tenderave të përfituara në fushën e Shëndetësisë, kompania e Jakës i ka marrë si operator i vetëm, pa konkurrencë. Ndërsa me 15% të tyre është STËR-FRYRË me shtesë kontrate për një shërbim që ka ofruar, duke kaluar çdo cak, grafikë i rrallë me kaq shumë shkelje për një kompani. 60% të tenderave që ka përfituar ia kanë dhënë “Para në Dorë” me Negocim të Drejtpërdrejtë me institucionin prokurures. 17.5% me “Procedurë të Hapur” dhe 15% “Shtesë Kontrate”.
Nikoqiri ka përfituar shuma marramendëse për vetëm 39 kontrata të lidhura me Institucionet e Shëndetësisë-Mbi 9.7 MILIARD Lekë pa TVSH!!!
SORI-AL ka përfituar tenderat më të shumtë nga Institucionet që shihni të renditura në grafik.
Nga 39 tendera të cilat i janë dhënë, në 26 prej tyre SORI-AL i ka përfituar në shkelje me ligjin! Përkatësisht të gjithë tenderat e Shëndetësisë për shpërndarje ushqimi në spitalet e vendit, pasi institucioni që e ka shpallur fitues i ka skualifikuar të gjithë operatorët e tjerë konkurrues veç fituesit.
Listën mund ta kontrolloni këtu
Mbi 504 MILIONË Lekë pa TVSH, SORI-AL i ka përfituar nga bashkia e Tiranës për vetëm 2 tendera për blerje bulmeti, një prej tyre me shtesë kontrate.
****
Nga viti 2012-2020 (8 vite e deri më tani), kompania e Nikolin Nikoqirit ka përfituar nga Buxheti i Shtetit shifrën e frikshme MBI 27 MILIARD Lekë pa TVSH!!!
VITI 2012-2013
VITI 2014
VITI 2015-2018
VITI 2019-2020
****
Përsa i përket AGS, firmës tjetër që ka përfituar duke larë çarçafë, në fushën e Shëndetësisë ka fituar 6 tendera me vlerë MBI 3.2 MILIARD Lekë pa TVSH, 4 prej tyre të shenjuar si REFLAGS për mungesë konkurrence, mungesë gare dhe skualifikim të të gjithë operatorëve të tjerë konkurrues.
AGS ka përfituar derdhje nga Paratë Publike, Buxheti i Shtetit, nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nga viti 2014-2020, transaksione në vlerën... MBANI FRYMËN! MBI 23 MILIARD Lekë pa TVSH.
VITI 2014
VII 2015-2018
VITI 2019-2020
Nëse i bëjmë një llogaritje modeste Nikolin Jaka ka përfituar me anë të kompanive të tij për shërbime kateringu dhe larje çarçafësh për institucionet e Shëndetësië, nga vitit 2012-2020 mbi 50 MILIARD Lekë pa TVSH!!!
Shkoni në spitalet e shtetit, por ishalla dilni gjallë, taksat tuaja fryjnë xhepat e oligarkëve si Nikoqiri!
****
*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*
© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara