Prej dy ditësh vendi është përfshirë nga një mot i keq dhe me lagështi. Disa qytete u përmbytën ditën e djeshme si Vlora, Durrësi etje. Ndërkohë një fenomen i çuditshëm është filmuar në zonën e Yrshekut në Tiranë pasditen e sotme. Siç shihet edhe nga një video e dërguar në redaksinë tonë, një tornado është formuar për pak minuta në këtë zonë, ndërsa banorët janë tmerruar. Sipas mesazhit nga qytetarja, stuhia ka shkaktuar edhe dëme materiale dhe janë dëmtuar dy makina, si dhe janë lënduar edhe dy persona.
Mesazhi i mbërritur: