Nuk ka fitues në Kazakistan. Ndeshja e sotme e kuqezinjve, e vlefshme për Ligën e Kombeve, është mbyllur në barazim pa gola. Një performancë jo bindëse për të besuarit e Edi Rejës, të cilët edhe pse kishin përballë një kundërshtar jo shumë të fortë, nuk arritën të dominonin.
Në një pjesë të mirë të ndeshjes, Shqipëria ishte dominuese, duke krijuar disa mundësi të mira shënimi, por që fati nuk ishte me ta. Mundësia më e mirë erdhi në minutat e para, kur ishte vetëm shtylla ajo që ndali topin për të gjetur rrjetën. Raste pati edhe Armando broja në pjesën e dytë, por pa konkretizim.
Me këtë barazim, kuqezinjtë shkojnë në kuotën e katër pikëve, aq sa ka tashmë edhe Kazakistani. Shqipëria luan një tjetër ndeshje këtë muaj, kur pas tri ditësh përballet me Lituaninë, gjithashtu në transfertë.