Aubameyang, sulmuesi i flaktë i Arsenal, ëahtë një fans i çmendur i makinave luksoze. Në oborrin e shtëpisë së tij në Londër përhumbesh mes bishave luksoze të tij me vlerë marramendëse, duke përmendur këtu “mjete” të Lamborghini, Ferrari apo edhe të prodhuesve të tjerë gjigantë botërorë. Sulmuesi nga Gambia rinovoi pak ditë më parë kontratën me Arsenalin dhe u shndërrua në një nga futbollistët më të paguar në kampionatin anglez, por edhe më gjerë.