Shqipëria prej kohësh ndodhet në një kaos ligjor dhe pasiguri në lidhje me rendin publik. E themi këtë sepse janë shtuar shumë rastet e vjedhjeve, dhunës dhe prishjes së qetësisë publike. I tillë është dhe një rast i mbërritur në redaksinë JOQ Albania, ku një person shkruan se mbrëmjen e djeshme në orën 11 të natës në qendër të Tiranës, dy persona i kanë goditur vëllain nga mbrapa kokës dhe e kanë grabitur. Ndërkohë rasti është denoncuar në Komisariatin Nr.3 në Tiranë.
Personi shkruan se i vëllai ka marrë dëmtime në kokë si pasojë e goditjes dhe bën apel që të gjithë të kenë kujdes, pasi policia tregohet e indiferente ndaj këtyre rasteve. Fakti që ngjarja ka ndodhur në qendër të kryeqytetit do të thotë një punë më e lehtë për autoritetet që të identifikojnë autorin, pasi kudo ka kamera sigurie.