JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ekskluzive/ Del parashikimi i JOQ, Shkëlqim Fusha “gllabëron” 12 milion euro për Piramidën
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 09/10/2020 20:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vetëm pak ditë më parë JOQ Albania raportoi ekskluzivisht se super-oligarku Shkëlqim Fusha kishte fituar miliona eurot e rradhës nga “mirëbërësi” i tij i zakonshëm Erion Veliaj. Bëhet fjalë për rreth 12 milionë euro me TVSH për atë që quhet “rijetësim” i Piramidës së Tiranës.

Sipas informacioneve dhe burimeve të Joq Albania, lajmi u publikua që në datë 26 shtator 2020 ndërsa vetëm sot është publikuar edhe zyrtarisht shpallja e fituesit. Dhe siç e parashikuam, ashtu doli. Shkëlqim Fusha “gllabëroi” në xhepin e tij të stërmadh edhe 12 milionë euro të tjera me TVSH nga lali Zdromsi.

Është vërtetë habi e madhe se çfarë e lidh Erionin e Bashkisë me këtë biznesmen deri dje thuajse i panjohur. E megjithatë diçka mjaft e fortë duhet ta lidhë përderisa Veliaj është shndëruar vërtetë në një “bamirës” duke i dhënë thuajse gjithë tenderat me vlera të majme. Themi kështu pasi Shkëlqim Fusha rezulton se ka përfituar nga institucionet shtetërore rreth 91 milionë euro vetëm në 6 vitet e fundit.

Duke parë të dhënat e publikuara ditën e sotme, mësohet se “Fusha” shpk ka marrë pjesë në tender bashkë me njërën nga kompanitë e familjes DULAKU, përkatësisht “EDIL-AL-IT” shpk. Kjo e fundit rezulton në pronësi të kompanisë INER SHPK, e cila nga ana e saj ka për pronarë Genc, Artan dhe Adrian Dulaku. Si duket Erion Veliaj nuk ka dashur të lërë “pas dore” as miqtë e vjetër të Rilindjes, Dulakët. Epo, i gëzofshi lekët e popullit çuna!