Kombëtarja e Shqipërisë ka mbërritur në Kazakistan, pas një udhëtimi afro 6.5 orë nga Tirana drejt Almatit me Charter, shkruan "Panorama Sport". Kuqezinjtë lanë aeroportin e Rinasit sot në orën 08:30, për të përshkruar një fluturim me një distancë rreth 4718 kilometra. Ky udhëtim u bë dy ditë para ndeshjes, e cila luhet të dielën në 15:00 me orën shqiptare. Një ditë para, ekipi bën stërvitjen zyrtare dhe më 11 është gati për të zbritur në fushë.