Kombëtarja shqiptare niset drejt Kazakistanit, Reja pritet të bëjë ndryshime të mëdha në formacion

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09.10.2020, 10:12

Kombëtarja Shqiptare e futbollit është nisur sot për në Kazakistan, për ndeshjen e 11 tetorit, në kuadër të Ligës së Kombeve. Para nisjes, janë marrë edhe përgjigjet e tamponave, ku të gjithë kuqezinjtë kanë rezultuar negativë ndaj COVID-19. Shqipëria do të zhvillojë dy ndeshje në transfertë, të parën ne Kazakistan më 11 tetor dhe tre dite më pas në Lituani më 14 tetor. Pasditen e djeshme ka bërë edhe provat e fundit në lidhje me formacionin që mund të zbresë nga minuta e parë në Almati të Kazakistanit, të dielën me start nga ora 15:00 (me orën shqiptare). Etrit Berisha pritet që jo vetëm të jetë titullar, por edhe kapiten i Kombëtares.

Përpara portierit të SPAL-it, ka vetëm një dilemë për trajnerin Reja. T’i japë edhe një shans Enea Mihajt apo të testojë treshen Gjimshiti, Dermaku e Kumbulla. Kjo, në bazë të testeve që ai ka bërë gjatë stërvitjeve në Durrës. Nga krahët, dilema është në të djathtë. Mungesa e Hysajt dhe tashmë edhe e Uzunit ka bërë që trajneri të mendojë për një strategji taktike. Frederik Veseli dhe Albi Doka janë testuar si dy të mundshëm më të përshtatshëm për linjën e djathtë.

Gjithashtu, trajneri ka testuar edhe Ermir Lenjanin, një anësor të majtë në rolin e tij, por me strategjinë që të jetë një lojtar që futet brenda në zonë për të gjuajtur me të majtën. Në anën tjetër, Memolla shihet më favorit në krahasim me Trashin. Në mesfushë, Keidi Bare dhe Amir Abrashi pritet që të kenë në mes Kallakun, më i favorizuar në krahasim me Çekiçin dhe Laçin, shkruan "Panorama Sport". Mesfushori i Lokomotivës duket se ka bindur trajnerin që t’i japë besim. Me të në fushë, krahas 3-5-2-shit klasik, mund të bëhet edhe spostimi taktik 3-4-1-2. Krahas Kallakut, debutues pritet të jetë edhe Broja, i cili vendoset në majë të sulmit me Manajn. Vrioni vjen pasi ka marrë leje nga Juve.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit