Por, katër minuta më pas, Velkovski riktheu epërsinë e Maqedonisë, duke shënuar me kokë, për 2-1, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fundin e ndeshjes. Kështu, Maqedonia kualifikohet në finalet e Ligës së Kombeve, për të synuar biletën finale kundër Gjeorgjisë muajin e ardhshëm. Kosovës i mbetet të synojë kualifikimin në kualifikueset e tjera, pasi ky ekip padyshim që luan mirë ka një të ardhme të ndritur.