E lindur me probleme në shtyllën kurrizore, familja e 17-vjeçares nga Tirana kërkon ndihmë për operacionin 20 mijë euro

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 08.10.2020, 18:52

Një rast për ndihmë ka ardhur në redaksinë JOQ Albania. Një vajzë 17-vjeçare nga Tirana vuan nga Skolioza, e cila ka të bëjë më deformimet e shtyllës kurrrizore. Ajo ka lindur me këtë problem, por prindërit e kanë pikasur vetëm kur e kanë dërguar për kontroll për ftohje. Pas vizitës është vënë re problemi i saj nga mjekët përkatës dhe i kanë këshilluar të bëjë fizioterapi dhe ka mbajtur 2 herë korse për një periudhë 1-vjeçare. Ka patur pak përmirësime, por mjekët janë detyruar t’ia hiqnin korsenë e dytë për shkak se po zhvillohej sistemi kockor. Prindërit e saj thonë se spitalet shtetërore nuk e marrin përsipër ta trajtojnë vajzën.

Por një spital privat ka dhënë garanci 100% se operacioni është i mundur, por nevojitet një shumë prej 20-22 mijë euro. Ndërkohë kjo është një shumë e papërballueshme për familjen e saj, ndaj luten që kushdo që ka mundësi financiare të kontribuojë sadopak.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit